Emri i shkollës Kajtaz Ramadani -Kijevë

Figura e Kajtaz Ramadanit në rrjedhat e historisë

Duke përkujtuar figura të shquara të historisë sonë siç është edhe ajo e Kajtaz Ramadanit , shprehim respektin dhe admirimin tonë ndaj veprës së të gjithë brezave që me veprën e tyre i kontribuan lirisë së atdheut deri në këtë 100 Vjeçar Jubilar për Shqipërinë dhe Shqiptaret . Kajtaz Ramadani është padyshim një nga figurat e lëvizjes kombëtare shqiptare që zë vend me rëndësi në kujtesën historike të popullit tonë .
Ai dhe shokët e brezit të tij janë dëshmitarë , pjesëmarrës dhe protagonist të ngjarjëve dhe përpjekjeve të pareshtura të këtij populli për kauzën Çlirimtare .
Kajtaz Ramadani u lind me 12 Shkurt 1889 , në një familje me traditë të lashta liridashëse e atdhetare .I ati Ramadan Shabanit është shquar për mend e për trimëri , e brumosi të birin Kajtazin me idetë për kauzën çlirimtare të popullit. Kajtaz Ramadani në moshën 21 Vjeçare pikërisht me 1910 emërohet Kryetar Komune në Kijevë . Ishte ndër kryetaret më të rinj të emëruar në gjithë Kosovën . Me sjelljet e tij fitoi admirimin e popullit . Ishte shok i ngushtë me patriotin Ilaz Agushi , prof. Imer Berishën , Ismajl Gorani, Xhafer Deva etj. E kishte shoqe dhe mike të idealëve dhe aspiratave edhe studenten shkodrane Marie Shllaku , të cilën e punësoi në administratën e Xhafer Deves në Prizren , më të cilën së bashku ishin në organizim.
Si Kryetare Komune Kajtaz Ramadani , disa herë do të reagoj ndaj pushtetit serb për padrejtësitë që I bëheshin popullit shqiptarë. Në funksionin e kryetarit të komunës shërbeu për 12 vite por me ndërprerje. Me 28 nëntor 1942 Kajtaz Ramadani , nën direktivat e ilegalës për herë të parë ngrit flamurin në Komunë . Me 1943, Kajtaz Ramadani emërohet kryetar I F.A në Rahovec . Populli Shqiptar , kurrë nuk u pajtua me robërinë , u organizua në forma të ndryshme ( legale e ilegale ) për të sendërtuar aspiratat e veta historike , çlirimtare e trojeve të copëtuara shqiptare që mbetën nën sundimin Jugosllav dhe bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë . Kajtaz Ramadani edhe nga ky post mbajti anën e popullit .
Ai Hyri në strukturat e L.N.D.SH. karshi atdhetarëvë të devotshëm : Halim Spahija , prof. Imer Berisha , Tahir Deda , Marije Shllaku , Gjon Sereqi , Luan Gasri , Rexhep Kabashi , Bedri Pejani Hysen Tërpeza etj.
Kajtaz Ramadani në këtë lëvizje mori Organizimin civil e ushtarak të qytetareve për rrethin e Rahovecit , Suharekës dhe mbajti lëvizje me Drenicen .
Kajtaz Ramadani organizoj popullatën për ndihma materiale e ushqimore Shaban Polluzhes dhe luftëtarëve të tij. Kajtaz Ramadani gjithashtu bëri sigurimin e kuvendit të Dobërdolit , mbajtur me 4 Gusht 1945 nën udhëheqjen e kryetarit Ali Bajramit , ku mori pjesë edhe djali i axhës së Kajtazit . Kajtaz Ramadani në strukturat e L.N.D.SH. veproi me pseudonimin “LEKA” dhe kishte funksionon e drejtuesit të forcave ushtarake . Kajtazi bashkëpunoi ngushtë edhe me kapedan Rudin e ushtarak të tjerë.
Fatkeqësisht aktiviteti i lëvizjes u hetua shumë shpejt dhe u denoncua nga punëtorët e OZN’ës . Këto veprimtari gjatë gjithsejtë 43 persona gjykohen për veprimtari armiqësore : Për bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe të gjitha trojeve etnike . Gjykimi mbahet në Prizren duke filluar me 27.09.1945 nga të gjithë këta të dënuar , prej tyre 4 femra, me masën Pushkatim dënohen : Halim Spahija , Rexhep Kabashi , Kajtaz Ramadani , Rexhep Krasniqi , Tahir Deda , Sefedin të cilët u ekzekutuan në mbrëmjen e 16 Shkurtit 1946 në Touk–Bashqe , në Prishtinë ku edhe sot nuk iu dihet varri .

• Shkolla “Kajtaz Ramadani“ Kijevë, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova

Tryezë shkencore për atdhetarin Kajtaz Ramadani
Në sallën e Asamblesë Komunale në Malishevë, sot u mbajt një tryezë shkencore për atdhetarin Kajtaz R. Gashi nga Pleqnori (ish Kijeva), emrin e të cilit tani e tutje do ta mbajë Shkolla Fillore e Mesme e Ulët në Pleqnor (ish Kijevë).
Kajtaz Ramadani

Këtë tryezë shkencore e hapi Kryetari i Komunës z. Gani Krasniqi.
Në emër të DKA-së , Drejtoresha Sanije Kelmendi pëshëndeti pjesëmarrësit dhe uroi emrimin e shkollës fillore në Pleqnor (ish Kijevë), me emrin e patriotit të shquar Kajtaz R. Gashi.
Për patriotin, atdhetarin dhe veprimtarin e shquar të anës së Llapushës e më gjer, Kajtaz Ramadani – me pseudonimin ”Leka”, djali i Ramadan Shabanit, veprimtar i njohur i Lëvizjes Kombëtare, i cili u lind më 1890 në fshatin Kijev?, i cili më vonë u zgjodh kryetar i Komitetit Qarkor të ONDSH-së të Rahovecit, folën:
Dr. Jusuf Osmani, drejtor i Arkivit të Kosovës
Dashamir Oruqi, publicist dhe historian nga Shkodra
Muhamet Mala, prof. i historisë
Asllan Krasniqi, magjistër i historisë

Në emër të familjes së Kajtaz Ramadanit, foli dhe falënderoi të pranishmit Mustafë Gashi.
Në shkollën fillore “Kajtaz R. Gashi” nxënës e mësimdhënës organizojnë një program festiv – Dita e parë e emrimit të shkollës.

Shkolla fillore “Kajtaz R. Gashi”
U bë zbulimi më kuptimplotë, në historikun e kësaj shkolle…
Shkolla fillore “Kajtaz R. Gashi” në Pleqnor (Kijevë)
« Falënderim për përkrahje
Promovim libri »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.