Historiku

Historiku i  Shkollës

SIMG_3070IMG_3068IMG_3070IMG_3075hkolla jonë ka filluar të punoj në vitin  1936, në fillim si shkollë katërklasëshe në një objekt të vjetër me dy dhoma mësimi.
-Pas luftës së dytë botërore 1945 ka filluar të punojë  si shkollë e plot fillore tetëklasëshe në një objekt që kishte vetëm katër dhoma mësimi .Mësimet i vijuan një numër i madhë  nxënësve  nga fshatrat për rreth Kijevës si nga: Coroviku,Bubaveci, Llazica ,Mleqani,Balinca ,Gllareva,Rigjeva,Pllaqica, edhe disa fshatra të tjerë .
-Objekti i ri i shkollës është ndërtuar në vitin 1968/69 në atë kohë kishte afër 1260 nxënës dhe 80 punëtor .
Në këtë shkollë për veq nxënësve që vijonin mësimin nga fshati Kijevë kishte edhe nga  fshatrat përreth.
-Tani kjo  shkollë mbanë  emërin e atëdhetarit “Kajtaz Ramadani”kjo shkollë ka gjithësej 675 nxënës që vijojnë mësimin në shkollën amë dhe dy paralele Burim dhe Gullbovc.
Në shkollën amë mësimet I vijojnë 430,në paralelen e Burimit mësimet i vijojnë 135 nxënës ndërsa në paralelen e Gullbovcit mësimet i vijojnë 110 nxënës.
Në shkollën tonë përveç nxënësve shqiptar mësimet  i  vijojnë edhe nxënësit nga minoritetet ku kemi13 nxënës minoritar që I  vijojnë mësimet ne shkollën tone
Numëri I arsimtarëve që punojnë në  këtë shkollë është 33 kuadri është i kualifikuar  me përgaditje profesionale.
Renovimi i shkollës është bërë në vitin 2007 nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe  Teknologjisë .
-Infrastruktura shkollore është e nivelit mjaftë të mirë është e paisur me nxemje  qëndrore ujësjellës dhe rrjet kanalizimi .-Për mirëmbajtjen e shkollës kujdesen 6 punëtor ku katër prej tyre janë shqiptar dhe dy minoritar .
-Shkolla jone ka  mundësi të mira për zhvillimin  e  mësimit kabinetik ( praktik), mirëpo këtë   nuk mund ta aplikojmë në munges të paisjeve..
-Në shkollën tonë  funksionon kabineti i informatikës nga udhëheqja e arsimtarit te lëndës së informatikës mirëpo paraqiten  vështërsi për një program cilësor pasi që një pjesë e kompjuterëve janë  jashtë përdorimit .
-Në shkollën tonë zhvillohën edhe aktivitete të tjera me karakter edukativo-arsimor .
-Në shkollën tonë funksionin grupi letrar Osman.R.Gashti që e udhëheq arsimtari I Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe .
Në kuadër të  këtij grupi funksionon grupi recitator dhe dramatike.
-Nxënësit e kësaj shkolle aktivitetet e tyre I paraqesin edhe përmes grupeve të:
gjeografve,fizicienteve,biologeve,kimisteve,artisteve.
Këto aktivitete ata I prezantojnë në shkollë  në kuadër të kuzeve të diturisë që organizohen nga arsimtarët e lëndëve përkatës.
Prezantimet I bëjnë edhe përmes festave kombëtare dhe ndërkombëtare që organizohen në shkollën tonë.
Këto aktivitete nxënësit I prezantojnë edhe në garat që mbahen në nivel komunal.
Në kuadër të shkollës  sonë punojnë edhe biblioteka e shkollës e cila është e pajisur më një numër të mire librash ka diku rreth 3000 libra .
Kemi sallën e kulturës fizike kur për momentin është duke u  bërë renovimi I sajë ku pritet shumë shpejt të përfundoj renovimi I dhe të jetë në shërbimin e nxënësve.
Atëherë nxënësit do të kenë mundësi që aktivitetet sportive dhe orët nga kultura fizike të zhvillohen në këtë salle.
Në kuadër të shkollës kemi dhe grupe sportive aktivitetet nxënësit I zhvillojnë në lëmin e futbollit,hendbollit,volejbollit,basketbollit,atletikës etj.
Përveç grupeve që mbahen në kuadër të shkollës nxënësit tanë zhvillojnë edhe gara në nivel komunal .
Vitin e kaluar në futboll në futboll morën vendin e 2 në kuadër të garave komunale.
Në shkollën tone që dy vite ka filluar te kremtohet edhe festa e Abetares .Mësuesi-ja e klasës së pare më të përfunduar shkronjat apo angazhimet për kremtimin e kësaj feste.

Në këtë festë përveç  mësimdhënësëve dhe nxënësve marrin pjesë edhe prindërit.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.