U nda nga jeta Veterani i arsimit-Hajdin Bacaliu

Me rastin e ndarjes nga jeta e veteranit të arsimit Hajdi Qerm Bacaliu, në shkollë fillore të mesme e ulët ,,Kajtaz Ramadani” në Kijevë u mbajtë një orëkomemarative  mbi jetn,vepren  dhe punen  e pa lodhur në arsimimin e shumë gjeneratave (44-dyzet e katër gjeneratave).Për jeten dhe vepren  e tij folen drejtori aktual Z/ Avdyl Gashi si dhe  sh  drejtori Z/ Gani Zogaj duke  sjell kujtime nga jeta dhe puna e pa lodhur e mësuesit Hajdin ,pastaj fjalen e muar mësuesi dhe shoku i i tij  Hajzer Bashota  duke revokuar kujtimet që nga shkolla fillore ,Normale  Provimit shtetror të asaj kohe si gjatë punës së përbashket gjer ë pensionimin e tyre.

Në fund  e bija e të ndjerit  ipershendet dhe i falenderon shkollën ku punoi  babisi dhe të gjithë ata që kontribuan  në mbajtjen e kësaj ore komemerative ,qenka e veshtirë humbja e babit por respekti ndaj tij na ben të ndihemi krenar praedhe një herëju falenderoj.Në ketë tubim ishte prezent edhe  e motra (Njera nder dy Pishtaret e arsimit të kësaj ane) Sabrije Bacaliu-Belegu.

Hajdin Bacaliu u lind 25.05.1945 në Kijevë,pesë vitet e para tëshkollës  fillore i kreu në Ujmirë pasi në vendin e lindjes ishte duke u rindertuar shkolla  dhe pastaj vazhdon dhe perfundon në Kijevë në vitin shk-1959/1960.

Pas mbarimit të shkollës fillore Hajdini  regjistron shkollën normale ,,Milladin Popoviq “ në Prishtinë.

Në vitin shk-1965/1966 punon në Shkollën fillore ,,Rilindja “ në Keqekollë,pastaj në Sh F,,Migjeni” në Lubizhdë (tani Lumnishtë) viti shkollor 1968/1969 dhe perfundimisht nëSh F,,Adem Bajrami (tani Kajtaz Ramadani)  në Kijevë nga viti 1969 deri në pension.Indjeri pas një smundje ndrroi jetë me 19.04.2015 dhe u vorros me 20.04.2015 në varrezat e fshatit Kijevë . Qoftë përjetë kujtimi  për Mësuesin Hajdin Bacaliu.

Me rastin e ndarjes nga jeta e veteranit të arsimit Hajdi Qerm Bacaliu, në shkollë fillore të mesme e ulët ,,Kajtaz Ramadani” në Kijevë u mbajtë një orëkomemarative  mbi jetn,vepren  dhe punen  e pa lodhur në arsimimin e shumë gjeneratave (44-dyzet e katër gjeneratave).Për jeten dhe vepren  e tij folen drejtori aktual Z/ Avdyl Gashi si dhe  sh  drejtori Z/ Gani Zogaj duke  sjell kujtime nga jeta dhe puna e pa lodhur e mësuesit Hajdin ,pastaj fjalen e muar mësuesi dhe shoku i i tij  Hajzer Bashota  duke revokuar kujtimet që nga shkolla fillore ,Normale  Provimit shtetror të asaj kohe si gjatë punës së përbashket gjer ë pensionimin e tyre.

Në fund  e bija e të ndjerit  ipershendet dhe i falenderon shkollën ku punoi  babisi dhe të gjithë ata që kontribuan  në mbajtjen e kësaj ore komemerative ,qenka e veshtirë humbja e babit por respekti ndaj tij na ben të ndihemi krenar praedhe një herëju falenderoj.Në ketë tubim ishte prezent edhe  e motra (Njera nder dy Pishtaret e arsimit të kësaj ane) Sabrije Bacaliu-Belegu.

Hajdin Bacaliu u lind 25.05.1945 në Kijevë,pesë vitet e para tëshkollës  fillore i kreu në Ujmirë pasi në vendin e lindjes ishte duke u rindertuar shkolla  dhe pastaj vazhdon dhe perfundon në Kijevë në vitin shk-1959/1960.

Pas mbarimit të shkollës fillore Hajdini  regjistron shkollën normale ,,Milladin Popoviq “ në Prishtinë.

Në vitin shk-1965/1966 punon në Shkollën fillore ,,Rilindja “ në Keqekollë,pastaj në Sh F,,Migjeni” në Lubizhdë (tani Lumnishtë) viti shkollor 1968/1969 dhe perfundimisht nëSh F,,Adem Bajrami (tani Kajtaz Ramadani)  në Kijevë nga viti 1969 deri në pension.Indjeri pas një smundje ndrroi jetë me 19.04.2015 dhe u vorros me 20.04.2015 në varrezat e fshatit Kijevë . Qoftë përjetë kujtimi  për Mësuesin Haimage-aa59f1169588fdeffcb74e8940e19a8b1270dc2c122e88d8049bb16c81cf117f-Vjdin Bacaliu. image-07ba9c86690e9ee7eb230a32c3fe374b2fcbd6d68c6badadac6168dbddc40513-V image-7e855215bdcf693d67adfdd88eebeddeb93fde484e462d9ee35f3d77ee0c9b03-V   image-b25534564c79d6f26e2d83112de973296cb86fcf139ba8c845452d010fdd2e1f-Vimage-40aff068110bc9bcaf2f8fa504901ee9c19329a0b1c8bd9cadffa4d20818cb92-Vimage-ea6e93e72716b5683788eda86fa17c9856dcdc566701c9150d7ac919680059b6-V

Dita e shkollës,,Kajtaz Ramadani”në Kijevë-16.02.2015

E  Henë:16/02/2015

Kremtimi i Ditës së Shkollës

Arsimtarët e shkollës kishin përgatitur me nxënësit e tyre një program mjaftë të begatshëm kulturor dhe artistik nëpërmes të recitaleve dhe këngëve
Dita e Shkollës “Kajtaz  Ramadani ”në Kijevë u kremtua në një atmosferë mjaftë solemne. Drejtori i kësaj shkolle Avdyl Gashi para të pranishmëve mbajti një fjalim me rastin e kësaj dite festive. Në këtë solemnitet ishin të pranishëm drejtorë dhe zyrtarë komunalë, drejtorë të shkollave, anëtarë të familjes të Dëshmorit të Kombit,, Kajtaz Ramadani”, prindër dhe nxënës të kësaj shkolle.Arsimtarët e shkollës kishin përgatitur me nxënësit e tyre një program mjaftë të begatshëm kulturor dhe artistik nëpërmes të recitaleve dhe këngëve. Më pas drejtori i shkollës  s’bashku me perfaqësuesit e DKA-së dhe familjaret ,mësimdhënësit dhe bashkfshatarët vun buqet lulesh tek busti I deshmorit,,Kajtaz Ramadani”. Festave të ditës së shkollës dhe 7 vjetorit të shpalljes së Pavaërsisë së Kosovës ju shtua edhe përurimi i godinës se  re  të paralelës së ndarë fizike në Gulloboc,fshat rrenzë maleve dhe në periferi të zones kadastrale të komunës së Malishevës.Përurimin e madheshtoi Ministri I arsimit Z/ Arsim Bajrami si dhe Kryetari  Z/Ragip Begaj e shumë zyrtarë tjerë komunal

IMG_4326IMG_4329 IMG_4330 IMG_4331IMG_4334 IMG_4336 IMG_4338 IMG_4339 IMG_4343 IMG_4344 IMG_4348

Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

valle

Copy of DSC04003 valle

Copy of DSC04004Copy of DSC03998Copy of DSC03994Copy of DSC03991Copy of DSC03990DSC03976DSC03982DSC03984DSC03985DSC03987Copy of DSC04001Copy of DSC04002Copy of DSC04009Copy of DSC04004Copy of DSC04006Copy of DSC04007Copy of DSC04008

http://2.bp.blogspot.com/-OrH4G6ZN-oo/USJYgmZlTUI/AAAAAAAAAt8/FPsWT2noU7o/s200/Flag_of_Albania.svg.png

Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash

  . Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori.  Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, ,me një arsimim të mirëfilltë dhe sa ma cilësor si një nder shtyllat ma e forta të shoqerisë kosovare.Për nder të kësaj dite,të 3 (tre)nentorëve  :
1.28.Nëntori i vitit 1443(Nëntori iSkenderbeut)

2. 28.Nëntori i vitit 1912 (Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqiprisë)

3.28 Nëntorin e vitit 1997(Dalja e UÇK në Skenë)dhe Datëlindja e Komandantit të UÇK-Adem Jasharit.

Shkolla jonë”Kajtaz Ramadani “ në Kijevë si dhe paraleljet  e ndara fizike në Burim (ish Stapanicë)dhe Gullboc mbajtën kocert të përbashkët në të dy shkollat për nxënës si dhe familjar  në shenj respekti  për të gjithë të renit nder vite për çlirim..Duke i kujtuar këta nëntor  si një  promotor për punë  sa ma të madhe  për  një të ardhme të ndritshme të popullit tonë,duke  kujtuar citimin e ish  presidentit amerikan Bill Klinton  “Luften e fituam ne ju duhet ta ndertoni paqën”është forcë shtytëse  për ndertimin e paqës në kosovë.

Garat sportive shkollore 2012-2013

Merkur: 15.05.2013
Sipas planifikimit për aktivitetet sportive ne shkollë u organizua turniri në futboll të vogël ku në finale arritën klasat:IX-1 dhe IX-2. Por para se të zhvillohet ky takim sportiv drejtori i shkollës Bekim Gashi s’bashku me DKA në Malishevë të përfaqësuar nga Drejtori Isuf Morina i shpërblyen Nxënësin e kl –IX-1 Donat Kastriot Gashi si dhe Mësuesin e tij Haki Kryeziu për rezultatin e arritur në gjuhën Angleze ,vendi i 4(katërt) ne nivel Republike të organizuar nga Kolegji ,,Mehmet Akif’’.Me këtë rast të dy drejtoret nxënësit i uruan suksese në të ardhmen dhe urojmë që shembullin e Donatit ta ndjekin edhe shumë nxënës të tjerë në të ardhmen.
Më pas u zhvillua takimi final në mes të dy klasave në një atmosferë sportive dhe ferpley nga dy krasët fitues doli kl e IX-1 të cilët u nderuan me medaljet e arta si dhe me një kupë sportive të dhuruar nga DKA.
Nga cikli i mesëm i ulët 3 vendet e para ishin :
1. Kl-IX-1
2. Kl-IX-2
3. Kl-VII-2 ndërsa nga cikli fillor fitues ishte kl-V-2.
HPIM4470HPIM4461

HPIM4473HPIM4475HPIM4476HPIM4474HPIM4482HPIM4487HPIM4495HPIM4491HPIM4498

Mënyra e edukimit mjedisor

HPIM4454HPIM4455HPIM4456HPIM4459HPIM4460HPIM4462HPIM4461HPIM4463HPIM4465Po prezantojmë aktivitete për ruajtjen e ambientit,gjithashtu po punojmë me tepër qe t’kemi hapësira gjelbëruese,nëpër hapësira të shkollës tonë. Mënyra jonë për edukimin mjedisor po bëhet nëpërmjet aksioneve konkrete të pastrimit dhe mirëmbajtjes së ambientit dhe përkushtimit të nxënësve të shkollës sonë që në oborrin e shkollës të ketë sa ma shumë gjelbërim, ata benë mbjelljen e luleve në kopshtet e oborrit të shkolles.
Këtij aksioni të zbukurimit të hapësirës shkollore kontribuon edhe Kajtaz R Gashi(nipi i Kajtaz Ramadanit-emrin e të cilit e mbanë shkolla jonë)me ngritjen e një këndi me kubica si dhe Firma :Arti në gurë me pronar: Osman Morina- me dhurimin e një tavoline nga guri. Të dy donatoret janë shembulli ma i mirë i një bashkëpunimi shkollë-prindër .Drejtoria dhe këshilli i shkollës i falënderon Zotërit:Kajtaz Gashi dhe Osman Morina për gjestin e vullnetit të mirë.

Festa e Abetares

Premte me:19.04.2013 në SHFMU,,Kajtaz Ramadani’’ në Kijevë,tani më është bërë traditë si në gjithë shkollat e vendit tonë të festohet FESTA e ABETARES me nxënësit e klasës së parë. Festa u organizua në bashkëpunim me shkollën amë si dhe me dy paralelet e ndara fizike në Burim(Stapanicë) dhe Gullbovc së pari në Kijevë e më pas edhe në të dy paralelet. –Drejtori Bekim Gashi duke i përshëndetur të pranishmit,prindit si dhe vet nxënësit e posaçërisht vogëlushet e klasës së parë atyre që patën fatin të jenë klasa e parë e një abetare gjithëkombëtare,klasa e vitit jubilar -100 vjetorit të shtetit shqiptar , duke kërkuar që të jenë nxënës të mirë,të sjellshëm që korrin suksese në rrugën e tyre shkollore dhe jetësore. Më pas filloi festa e tyre duke recituar shkronjat një nga një,numrat 1-5,si dhe figurat gjeometrike. Fëmijët s’bashku me recitimet reflektonin edhe gëzimin e tyre për festen.

Zbulimi i lapidarit të Deshmorit të Kombit,,Kajtaz Ramadani” në Kijevë

=”alignnone size-thumbnail wp-image-672″ />Zbulimi i lapidarit të deshmorit të kombit- Kajtaz Ramadani KijeveKenga për Deshmorin e Kombit-Kajtaz Ramadani -nga Jahir Bashota

 

Aktgjykimi i Kajtaz Ramadanit me shokë

NË EMËR TË POPULLIT TË JUGOSLLAVISË
DENOHENI ME VDEKJE – PUSHKATIM!

Në gjysmën e parë të vitit 1945, kur veprimtaria e Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar “KNDSH” u shtua, repartet famëkeqe të OZN’ës me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, në verën e atij viti ndërmori një fushatë të egër kundër anëtarëve të kësaj organizate.
Kështu, në korrik të vitit 1945 në Kukës arrestohet Kryetari i “KNDSH’s” me selin në Prizren z.Halim Spahija.Arrestimin e z. Spahija e bëri OZN’a nën drejtimin e punëtorit operativ Mazllum Nimani. Ndërkohë janë burgosur edhe shumë anëtarë të komiteteve qarkore të Prizrenit, Suharekës, Rahovecit etj.
Pas procesit hetimor të OZN’ës, më 11 shtator 1945, Prokurori Publik i Kosovës e Metohisë Ali Shukriu ka ngritur një aktakuzë “Nr.P.99/45” kundër anëtarëve të “KNDSH’së” në Prizren me rrethinë, ndërkaq nga data 20 – 27 shtator 1945 në Gjykatën Popullore Krahinore në Prizren u zhvillua një proces gjyqësor. Kryetar i trupit gjykues ishte Hivzi Sylejmani, anëtarë: Kolë Shiroka dhe Qamil Brovina, ndërsa sekretar i këtij procesi ishte caktuar Mustafa Biqaku.
Ky trup gjykues, në emër të “popullit të Jugosllavisë” i shpalli fajtor, për “…tradhëti ndaj popullit dhe atëdheut…”: Halim Spahiun, Tahir Dedën, Rexhep A. Kabashin, Rifat Krasniqin, Sefidin Ahmetin dhe Kajtaz Ramadanin, të cilët u denuan me VDEKJE – PUSHKATIM, ndërkaq anëtarët tjerë të kësaj organizate u denuan me burgim të rëndë prej 1 – 17 vjet.

TË DËNUARIT ME VDEKJE – PUSHKATIM

PROKURORI ALI SHUKRIU DHE GJYKATËSI HIVZI SYLEJMANI

NË EMËR TË POPULLIT TË JUGOSLLAVISË

A K T GJ Y K I M

Lënda penale L.P.nr.6/45
Gjykata Popullore Krahinore në Prizren, duke qenë e formuar prejKryetarit të Gjyqit Hivzi Sylejmanit dhe prej presuditelive Qamil Brovinës dhe Kolë Shirokës, me sekretarin Mustafa Biqakun, në çështje penale kundër të akuzuarve Halim Spahis dhe të tjerëve nga Prizreni, dhe sipas pretencës së Prokurorit Publik të Kosovës e Metohisë Ali Shukriut Nr.P.99/45 të datës 11 Shtator të vitit 1945, fajet e parapame dhe të ndëshkueme sipas nenit 3 pika 1 në lidhje menenin 2 pika 1; Neni 3 pika 4; Neni 3 pika pika 1 në lidhje me nenin 2, nenin 3 pika 7 në lidhje me nenin 2 të pikës 1; Nenit 4 pika 1 e nenit 6, nenit 11 të ligjit për fajin kundër shtetit dhe nenit 15 të dekretligjit mbi Gjyqet Ushtarake, të cilët i mbrojnë zyrtarisht mbrojtësat e caktuar, e të cilët janë: Kryetari i rrethit të Gjakovës Jahja Osmani të akuzuarit: Halim Spahijën, Kajtaz Ramadanin, Ahmet Dërgutin, Kadri Minushin, Vahit Mustafën, Sheh Muhedinin, Rexhep Avdullah Kabashin, Kadri Ramadanin dhe Ruzhdi Kabashin jurist i diplomuar, Xhevdet Pallaskën, Rifat Krasniqin, Abdullah Hajrullahun, Avdullah Hamzën, Sinan Hazerin, Sefedin Ahmetin, Xhemajl Flukun, Qamil Jeminin, Sadik Peqanin, Ibrahim Abdylin e Muhamet Vejselin.
Gjyqtar i Gjykatës Popullore të rrethit në Ferizaj Zeqir Arrni të akuzuarit: Tahir Dedën, Fehmi Ibrahimin, Avdullah Regjepin, Hasan Rrustemin, Basri Sallkën dhe Maliq Balin, në seancen e zhvilluar botërisht në Prizren 20 – 27 Shtator 1945, në prezencë të të akuzuarëve të sipër përmendur, të cilët gjenden në burg, përveç Sefedin Ahmetit, i cili gjendet i arratisur, mbrojtësve të tyre si dhe Prokurorit Publik për Kosovë – Metohi, dhe sipas ndëgjimit të propozimit përfundimtar të Prokurorit Publik që të akuzuarit të deklarohen fajtor dhe të ndëshkohen sa më rreptësisht, dhe propozimet e mbrojtësve që të akuzuarit të lirohen nga aktakuza ose të ndëshkohen sa më lehtë.

V E N D O S I

1. I akuzuari Tahir Deda “UN” prej babës Zenel dhe prej nënës Esma, i lindur në Gjakovë, në vitin 1910 jeton në Prizren, nëpunës i Këshillit Popullor të Krahinës për Kosmet, shqiptar, i besimit mysliman, nënshtetas shqiptar, i martuar, pa fëmijë, i pa dënuar, i rreshtuar.
2. I akuzuari Fehim Ibrahimi, prej babës Ibrahim dhe prej nënës Meleqe Hysenit, i moshës 45 vjeqar, i lindur dhe jeton në Prizren, me profesion tregtar, shqiptar me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar, baba i katër fëmijve, me gjendje materiale të mirë, ushtrinë e ka kryer, i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
3. I akuzuari Avdullah Rexhepi, prej babës Rexhep, nënës Fatime Kamberi, i lindur me 1906 në Verlene të prefekturës së Korçës së Shqipërisë, nënpunës i financës në Prizren, shqiptar i besimit mysliman, nënshtetas shqipëtar, i martuar baba i një fëmije, në gjendje materiale të dobët i padënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
4. I akuzuari Maliq Balija (Hoxhë Maliqi), prej babës Bali e nënës Nazife Maksuti i moshës 35 vjeqare, i lindur në Javor nënprefektura e Rahovecit, jeton në Prizren, me profesion hoxhë, besimi mysliman, shqiptar nënshtetas jugosllav, i martuar i ka dy gra, me gjendje materiale të dobët, shërbimin ushtarak e ka kryer, i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
5. I akuzuari Bastri Sallko “Boshnjak” prej babës Sylejman dhe nënës Qamile, i lindur në vitin 1907 në Ferizaj, ku dhe jeton, me profesion punëtor, shqiptar, i besimit mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar, shërbimin ushtarak e ka kryer i ndëshkuari për shkak të vrasjes, ka vuajtur 4 vjet burg me 16 robë, gjendet i rreshtuar në burg.
6. I akuzuari Hasan Rrustemi, i biri i Rrustemit dhe nënës Hajrije, i lindur me 1911 (pjesa tjetër nuk është e lexueshme).

J a n ë f a j t o r ë

Sepse gjatë muajit Qershor të vitit 1945, si armiq të rregullimit Shtetëror të Jugosllavisë Demokratike Federative të ndërgjegjshëm kanë hyrë në të ashtu quajturin Komploti ilegal Komitetin “NACIONAL DEMOKRATIK” dhe janë bërë anëtar të udhëheqjes centrale të atij Komiteti central të Kosovës e Metohisë me qendër në Prizren, komitet i cili ka pasur për qëllim udhëheqjen kryesore politike e ushtarake për këtë krahinë.
1. Kanë formuar po ashtu komplote ilegale, komitete të rrethit në të gjitha rrethet e këtyre komunave dhe në katundet në të gjitha vendet e kësaj krahine në mënyrë që të gjithë ata për sukses më të mirë t’i nënshtrohen rreptësisht komitetit central, dhe t’i zbatojnë instruksionet dhe urdhërat e tyre, e në momentin e duhur të rrëzimit me vijolenc të pushtetit popullor që është, si dhe këto komitete të bëhen pushtet me karakter ballistë, terrorist, e komitetet e rrethit kanë pasur për detyrë të bëhen komanda ushtarake, të cilat do të ishin nën kontrollin e rreptë të “Qendrës kryesore” dhe në këtë drejtim përveç formimit të komitetit central kanë formuar komitetin e rrethit në Suharekë, ku kanë dhënë instruksione dhe kanë dërguar Bastri Sallkun me e formuar dhe me i lidhë komitetet në Ferizaj, Gjilan dhe Kaçanik, i kanë dhënë instruksione Murat Ademit për formimin e komitetit në Podujevë, Ramadan Ajvazit për formimin e komitetit në Prishtinë.
2. Janë lidhë me komitetet tradhtare të organizatave balliste në vendet ku këto gjenden, me i ri organizuar dhe me i nënshtruar kësaj udhëheqsije komitetit Central për me i bashkuar luftat dhe punën për rrëzimin e pushtetit që është, me gjithë që e kanë ditur që këto komitete dhe organizata balliste kanë qenë në shërbim të okupatorit gjatë luftës, dhe kanë luftuar kundër L.N.Q., e po me këtë qëllim këto organizata të ballit e kanë vazhduar luftën edhe mbas çlirimit të Kosovës, dhe anëtarët e komitetit central për këtë gjë janë lidhur me anën e Maliq Balis me komitetin e rrethit të ballit në Rahovec edhe kanë marrë riorganizimin e tij dhe me anën e Fehmi Ibrahimit janë lidhur me komitetin e rrethit të ballit në Prizren, dhe po ashtu e kanë marrë riorganizimin e tij.
3. Janë lidhë me bandat e armatosura në malë, në mes të cilave ndodhet një numër i madhë i kriminelve të luftës dhe anmiqëve të popullit siq janë: kapiteni Riza Alija, Njazi Alishani, Salih Zhuri,(UK) Sadik Rama etj., lidhje e cila ka pasë për qëllim me i bashkuar të gjitha bandat që të kryejn aksionin e tyre shkatërrues anti-popullor i lidhur me plan dhe nën një udhëheqje d.m.th. nën udhëheqjen e Komitetit Central në ballë të të cilit kanë qenë i akuzuari Tahir Deda, etj. Komiteti Central për këtë qëllim përmes Tahir Dedës ju ka dhënë udhëzime këtyre bandave në pikpamje të veprimit Ushtarak me plan, me kushte që në shenjën e dhënë të bllokohen të gjitha rrugët që mos të ikë asnjë partizanë.
4. Përmes komiteteve të tyre dhe anëtarve të tyre të përhapin propagandën e rrejshme anti popullore dhe shpifëse se populli shqiptar nuk i ka të drejtat e veta në Jugosllavinë e re, i cili gjithashtu nuk e ka lirinë e vet nacionale dhe politike, që në këtë mënyrë të shkaktojnë pakënaqësi te populli shqiptar kundër popujve tjerë të Jugosllavisë, që me ndezjen e kësaj të krijojnë terrenin e përshtatshëm për veprimin e organizatës së tyre, që në këtë bazë ta ndajnë popullin Shqiptar prej bashkimit të popujve të Jugosllavisë, që prej kësaj ta krijojnë një vegël të tillë të aleatve të mbrendshëm ballist, reaksionar terrorist dhe të agjentëve të reaksionit të huaj, dhe kështu ta shtyejn në rrugën e kryengritjes me armë dhe të filloj vëllavrasja.
Të gjitha këto i kanë bë me gjithë që kanë qenë të ndërgjegjshëm, që populli Shqiptar në Jugosllavinë e Re Demokratike Federative i ka fituar të drejtat e veta nacionale dhe të drejtat e barabarta dhe që në pushtetin popullor të shtetit në Kosovë e Metohi gjendet numri më i madhë Shqiptar, që Shqiptarët i kanë shkollat në gjuhën amtare të tyre dhe e përdorin gjuhën e vet si gjuhë zyrtare në zyret dhe institucionet shtetrore, dhe lirisht i mbajnë dhe i paraqesin flamujt e vet kombëtar dhe këtë më së miri kanë mujt me e pa në shembullin e tyre, sepse prej atyre 6 anëtarve të Komitetit Central komplot 4 kanë qenë funksionar të pushtetit Shtetnor dhe Instituteve Ushtarake.
5. Pastaj kanë pasur për qëllim dhe kanë mbledhur shënime në territorin e kësaj krahine dhe këtë me anë të të akuzuarit Halim Spahis, me i’a dorëzuar agjentve të reaksionit të huaj me qëllim paraqitje shpifëse që në Kosovë bëhet terror mbi popullin Shqiptar, duke i paraqitur si shënime për këto ndëshkimet e kriminelëve të luftës dhe armiqëve të popullit, dhe viktimat e bandave të armatosura në Drenicë, të cilat ata i kanë pasur në fillim të këtij viti kur kanë luftuar me prapavijat e ushtrisë sonë.
Me dërgimin e informatave të këtilla të pa vërteta, kanë pasur për qëllim me ju dhënë material qarqeve të huaja profashiste reaksionare, dhe me përhap rrena dhe shpifje mbi gjendjen në Jugosllavi, dhe me shkaktu grindje në mes të shtetit tonë dhe aleatve tanë, dhe me shkaktue intervenimin e huaj në vendin tonë.
6. Me fut sa më shumë njerëz të vet nëpër zyre dhe vende me përgjegjsi në pushtetin popullor dhe në Institutet Ushtarake, si dhe të agjitojn dhe të bëjn për vete ata njerëz të cilët gjenden tani në pushtet, me anën e këtyre njerëzve të cilët kanë me u lidhë me organizatën e vet me e minuar pushtetin tonë popullor, dhe një herit me anë të tyre me spiunuar e me shtier në dorë sekretet zyrtare të përditëshme, me qëllim që të përfitojn për veprimin e tyre shkatërrues.
7. Me anën e të të akuzuarit Halim Spahis janë mbështet në agjentët e reaksionit të huaj, dhe si t’i jepet këtij mundësia me marrë pjesë në punët e mbrendshme të rregullit të Jugosllavisë së re për me i shkatrrue frytet e luftës N.Ç. Në këtë punë agjenti Hasan Rema ka shërbyer si lidhje në mes të Komitetit dhe të huajve.
Pra, të akuzuarit kanë krijuar organizatën tradhtare ilegale të ashtu quajtur “KOMITETI NACIONAL DEMOKRATIK” dhe si antarë të udhëheqsit Central të komitetit për Kosovë e kanë zhvilluar rrjetin e tyre organizativ duke krijuar komitete të rrethit, ku janë lidhë dhe i kanë bërë riorganizimet e komiteteve të rretheve të ballit duke iu nënshtruar udhëheqjes së tyre e kanë bërë një propagand të rrejshme mbi padrejtësinë që i bëhen popullit Shqiptar në Jugosllavinë Federative Demokratike, dhe kështu kanë krijuar një bazë për kryngritje të armatosur kunder pushtetit popullor dhe rregullit shtetror, duke mbledh shënime mbi ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe armiqve të popullit me qëllim që, këto t’i dërgojnë jashtë për përhapjen e një propagande mbi gjendjen në Kosovë, këtë e kanë bërë për veti shqiptarët e pushtetit popullor dhe në Institucionet Ushtarake për spiunim dhe për shkatrrimin e tyre, dhe të gjitha këto i kanë bërë me instrukcionet e agjentve të huaj, dhe të gjitha këto i kanë bërë me qëllim të rrëzimit me forcë të rregullimit të mbrendshëm të Jugosllavisë F.D. d.m.th., të pushtetit popullor në Kosovë e Metohi, me këtë kanë bërë faj kundër popullit dhe shtetit të parapam prej nenit 3 pika 1 në lidhje me nenin 2 pika 1 të ligjit kundër popullit dhe shtetit dhe të ndëshkuar sipas nenit 4 pika 1 të këtij ligji.
I.
I akuzuari i parë Tahir Deda, i quajturi “U.N” me identitet si në pikën 1 është fajtor edhe për këtë që me qëllim e ka ndihmuar luftën e armatosur kundër U.N.Ç. të Jugosllavisë, në muajin Shkurt e Mars 1945 ka hyrë në lidhje me të arratisurit dhe kryetarët e Bandave të armatosura, të cilët kanë marrë pjesë në luftën e armatosur në Drenicë kundër U.N.Ç. të Jugosllavisë dhe pushtetit popullor, me profesor Ymer Berishën e të tjerë duke shkruar direktivat me letra informative përmes Rexhep Kabashit, sekretarit të akuzuar të komitetit të Lubizhdës, përmes Muhamet Vejselit ka mbajtur lidhje dhe ka rënë në marrveshje me kryetarin e bandave të armatosura Ismajl Goranin.
Po ashtu në muajin qershor të vitit 1945 ka organizuar përmes lidhjeve të veta nga Prizreni dërgimin me bandat e arratisura në mal Ejup Binakun dhe pjestarë tjerë të Armatës Jugosllave me qëllim që, në këtë mënyrë t’i ndihmojnë dhe forcojnë grupet e armatosura balliste, dhe në këtë mënyrë ka kryer faj të parapar dhe të ndëshkuar sipas nenit 11 të ligjit mbi fajet kundër popullit dhe shtetit.
II.
I akuzuari Halim Spahija prej babës Shaqir dhe nënës Tasije i lindur në vitin 1897 në Gjakovë jeton në Kukës të Shqipërisë me profesion tregtar, shqiptar i besimit mysliman me gjendje të mirë ekonomike, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer, i pa dënuar gjendet i rreshtuar në burg.

Ë sh t ë f a j t o r

Sepse duke punuar qysh prej fillimit kundër lëvizjes N.Ç., në fund të prillit 1945 ka kaluar në Shqipri me qëllim që, t’i largohet kontrollit direkt të pushtetit popullor, dhe që të vij në kontakt sa më të ngushtë me agjentët e reaksionit të huaj, të cilët punojnë që në vendin tonë të krijohet një anarki e pa rregullsi dhe me i turbullue marrëdhënjet miqësore dhe vllazërore me Shqipnin, si dhe në marrëveshje me të dhe sipas instruksioneve të tyre i ka dhënë të gjitha udhëzimet e duhura për formimin e të ashtuquajturave “KOMITETI NACIONAL DEMOKRATIK” në Kosovë e Metohi, në realitet organizatave pro-fashiste balliste, karakteri i të cilave është parashtruar në pikën 1 të këtij dispozitivi, komitete të cilat kanë pasur për qëllim me bë kryengritje të armatosura kundër rregullimit shtetror që do të thotë me e përmbys këtë dhe me vendos rezhimin reaksionar anti popullor.
Si lidhje dhe koridor për dërgimin e këtyre direktivave, i akuzuari Halim Spahija i ka shërbyer agjentit të Gestapos Hasan Remës, i cili për këtë qëllim disa herë ka ardhur prej Shqipërisë në Prizren te i akuzuari Tahir Deda, pra i akuzuari Halim Spahija ka qenë frymëzues kryesor dhe organizator i komiteteve në fjalë, kështu duke e konsideruar si të tillë nga ana e anëtarve të Komitetit Central e në realitet ka qenë shtyllë e krejt organizatës. Pra, i ndërgjegjshëm dhe me paramendim sipas udhëzimeve të agjentëve të huaj krijojn organizatën e cila ka pasur për qëllim kryengritjen me armë dhe rrëzimin me violenc të pushtetit shtetror të Kosovës e Metohisë, me këtë ka bërë faj kundër popullit dhe Shtetit të parapam me nenin 3 pika 1 në lidhje me nenin 2 pika 1 të ligjit mbi fajet kundër popullit dhe Shtetit, të parapam me nenin 3 pika 1 në lidhje me nenin 2 pika 1 të ligjit kundër popullit dhe Shtetit të ndëshkuar sipas nenit 4 pika 1 e këtij ligji.

III.
I akuzuari Qamil Jemini nga babai Haliti dhe nëna Fata Neziri, 72 vjeçarë, i lindur dhe jeton në fshatin Mushtishtë, nënprefektura e Suharekës, me profesion bujk, i martuar, baba i dy fëmijve, me gjendje ekonomike mesatare, ushtrinë e ka kryer i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burgun e këtushëm.
2. I akuzuari Sadik Mehmet Peçani, nga babai Mehmet dhe nëna Adile Demiri, 52 vjeçarë, i lindur dhe jeton në fshatin Reçan, nënprefektura e Suharekës, bujk, Shqiptar, i besimit mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar baba i katër fëmijve, me gjendje ekonomike mesatare ushtrinë e ka kryer i pa dënuar gjendet i rreshtuar në burg.

J a n ë f a j t o r ë

1. Pse në fillim të muajit Qershor 1945 në mbledhjen që është mbajtë në shtëpinë e të akuzuarit Tahir Dedës, të Qamil Jeminit dhe të Sadik Mehmetit kanë pranuar me e formue në nën-prefekturën e Suharekës të ashtu qujturin “Komitetin Nacional Demokratik” me të njëjtin qëllim dhe detyra siç i ka pasur Komiteti qëndror në Prizren, e në këtë mbledhje i kanë marrë direktivat për punë dhe janë bërë anëtar të Komitetit për rrethin e Suharekës, me kusht që të punojnë me direktiva të marrura prej Tahir Dedës, pra janë bërë anëtar të një organizate tradhtare ilegale, e cila ka pasur për qëllim me kriju kryengritje të armatosur dhe rrëximin e rregullimit Shtetror, me këtë kanë bërë faj dhe krimi të parapa me nenin 3 pika 1 të ligjit mbi fajet kundër popullit e Shtetit dhe ndëshkuar sipas nenit 4 pika 1 i këtij ligji.
2. Sepse në vitin 1943-44 kanë qenë funksionar të komitetit të rrethit në Suharekë të organizuar prej organizatës tradhtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit Xhafer Devës, me qëllim që për hesape dhe sipas urdhërave të okupatorit gjerman fashist me e organizuar popullin shqiptar kundër L.N.Ç.-së dhe me i mobilizue shqiptarët për divizionin S.S. në luftë kundër U.N.Ç. të Jugosllavisë dhe U.N.Ç. të Shqipërisë, dhe në këtë drejtim kanë punuar si anëtar të komitetit të rrethit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, i kanë mobilizuar shqiptarët për formacione të armatosura në shërbim të okupatorit, dhe e kanë krye fajin të pararapam me nenin 3 pika 4 në lidhje me nenin 2 pika 1 të ligjit mbi fajet kundër popullit dhe shtetit, të ndëshkuar sipas nenit 4 pika 1 po të këtij ligji.

IV.
1. I akuzuari Xhemil Fluku i quajturi “Komuna” prej babës Fejzullah dhe nënës Sanije Hasani, 33 vjeçarë, i lindur dhe jeton në Prizren, shqiptar me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar babë i një fëmije, me gjendje ekonomike mesatare, ushtrinë e ka krye, i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
2. I akuzuari Sefedin Ahmeti, i quajturi “Plumbi” prej babës Ahmet dhe prej nënës Hulmise, i lindur me 20 Tetor të vitit 1927 në Prizren, ku dhe jeton, me profesion saraç, shqiptar me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i pa dënuar gjendet i arratisur.
3. I akuzuari Avdullah Hajrullahi prej babës Hajrullah dhe të nënës Naile, 38 vjeçar, i lindur dhe jeton në Prizren, furrtar, shqiptar, i besimit mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar pa fëmijë, me gjendje ekonomike të dobët, ushtrinë e ka kryer i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
4. I akuzuari Avdulla Hamza i quajtur “Palaqa” prej babës Hamz dhe nënës Mile Latifi, 58 vjeçarë, i lindur dhe jeton në Prizren, kafexhi, shqiptar, me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar baba i dy fëmijëve, me gjendje ekonomike mesatare, shërbimin ushtarak e ka kryer, i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.

J a n ë f a j t o r ë

Sepse në muajin Maj të vitit 1945 sipas udhëzimeve të marrura prej kryetarve të bandave të të arratisurve ballist Riza Alis e të tjerëve kanë formuar komitetin e rrethit ballist në Prizren me qëllim që, të përhapin grindje dhe propagand kundër pushtetit popullor dhe rregullit shtetror që është, të bëjnë spiunazh në dëm të armatës jugosllave, për hesapin e këtyre bandave, t’i furnizojnë bandat e arratisura me ushqim e veshmbathje, dhe për këtë qëllim kanë bërë shumë mbledhje në Prizren dhe në afërsin e Prizrenit, dhe në këto tri mbledhje kanë marrë pjesë kryetarët e ballit Riza Alija dhe Salih Zhuri, në të cilat janë përforcuar organizatat dhe janë transmetuar informatat e spiunazhit e të propagandës, dhe janë caktuar detyrat dhe funksionet në komitet, kështu që, i akuzuari Xhemil Fluku është caktuar për kryetar, i akuzuari Sefedin Ahmeti për sekretar, e i akuzuari Avdulla Hajrullahi dhe Avdullah Hamza janë caktuar për mbledhjen e veglave të ndryshme të nevojshme për bandë; Se gjatë muajit Maj dhe qershor 1945 kanë mbledhë dhe i’u kanë dërguar 2000 kg. drith bandave të arratisura, 50 kg. kryp, 12 kg. duhan, 30 palë opinga, dhe një sasi të madhe të hollash dhe disa armë e bomba, pra, duke ditur që bandat e arratisura balliste luftojnë me armë kundër rregullimit Shtetror që është dhe armatës jugosllave, kanë rënë në marrveshje me ta dhe kanë pranuar me i ndihmuar në veprimet e tyre çkatërruese, dhe aktivisht i kanë ndihmuar kryetarët e ballit, kanë marrë vendim dhe kanë bërë planin për vrasjen e Xhavit Nimanit të besuarit të punëve të mbrendshme të K.P. për Kosovë e Metohi dhe disa shokë udhëheqsa në Prizren, në këtë mënyrë një natë kanë zbrit në Prizren 10 ballist me detyrë për ta vra Xhavitin dhe të tjerët, e mandej me shkaktuar trazira në qytet.
Pra, i akuzuari Sefedini ka marrë pjesë në bandën e të arratisurve të armatosur, ka marrë pjesë në marrjen e vendimit dhe planit të bërë për vrasjen e organeve të pushtetit popullor, me këtë kanë krimin e parapam në nenin 3 pika 7 në lidhje me nenin 2 pika 1 të ligjit mbi faj kundër popullit dhe Shtetit, i ndëshkuar sipas nenit 4 pika 1 të po këtij ligji.

V.
1. I akuzuari Rifat Krasniqi, i quajturi “Sokrat e Skenderbeg” prej babës Avdurrahman, prej nënës Dudije, i lindur në vitin 1917 në Mamushë të prefektures së Rahovecit, ku dhe jeton, me profesion gjyqtar, shqiptar i fesë myslimane, nënshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje ekonomike të mirë, ushtrinë nuk e ka kryer, i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
2. I akuzuari Kajtaz Ramadani, i quajturi “LEKA” prej babës Ramadan dhe nënës Habibe Salihi, 55 vjeçarë i lindur dhe jeton në fshatin Kijevë, nënprefektura e Rahovecit, bujk, shqiptar, me besim mysliman nënshtetas jugosllav, i martuar babë i tre fëmijëve, në gjendje ekonomike të mirë, ushtrinë e ka kryer, i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
3. I akuzuari Ahmet Dërguti, i quajturi “HAJ” prej babës Haxhi Beqiri dhe nënës Zymryte Jusufi, i lindur në vitin 1919 në Rahovec, ku dhe jeton ndihmës tregtari shqiptar i besimit mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar baba i një fëmije, gjendja ekonomike e mirë ushtrinë e ka kryer, i pa dënuar gjendet i rreshtuar në burg.
4. I akuzuari Kadri Minushi, i quajtur “VRUK” prej babës Minush dhe nënës Hyrije Maliqi, i lindur dhe banor në fshatin Damanek, nënprefektura e Rahovecit, 42 vjeçarë, bujk, shqiptar i besimit mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar baba i pesë fëmijëve, me gjendje ekonomike të mirë, ushtrinë e ka mbaruar, i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
5. I akuzuari Sheh Muhedini i quajtur “JEMEN” prej babës Jonuz dhe nënës Qelebije Asllani, 25 vjeçar, i lindur dhe jeton në Rahovec, me profesion sheh-Dervish, shqiptar, me besim mysliman nënshtetas jugosllav, i martuar babë i një fëmije, me gjendje ekonomike të mirë, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer, i pa dënuar, gjendet i rreshtuar në burg.
6. I akuzuari Vahit Mustafa i lindur në vitin 1920, në fshatin Mamushë, nënprefektura e Rahovecit, ku dhe jeton, me profesion mësues, shqiptar i besimit mysliman, nënshtetas jugosllav, gjendet i rreshtuar në burg.

J a n ë f a j t o r ë

1. Sepse në muajin Mars të vitit 1945 në Rahovec kanë formuar komitetin tradhtar ilegal të quajtur “Komiteti Nacional Demokratik” për nënprefekturën e Rahovecit, me qëllim për luftë politike dhe të armatosur kundër rregullimit shtetror të Jugosllavisë F.D; I akuzuari Rifat Krasniqi si nismëtar dhe organizator kryesor i komitetit dhe të gjithë anëtarët tjerë të Komitetit.
a). Kanë zhvilluar organizatën e komitetit nëpër komunat e nënprefekturës së Rahovecit, duke tërheq në këtë komitet numrin më të madhë të njerëzve, të cilët si ata kanë pasur qëndrim armiqsor kundër parimeve themelore të Jugosllavisë së re.
Komitetet të cilat kanë pasur në momentin e duhur kur për këtë vjen koha siç kanë menduar ata me e rrëzuar pushtetin popullor, me e zavendësuar këtë pushtet dhe me formuar organe të rendit pro-fashist në Kosovë e Metohi.
b). Kanë bërë propagand provokuese të rrejshme që Shqiptarët janë pa të drejta në Jugosllavinë e re, që ata janë të robëruar dhe që duhet luftuar për lirin e plot të tyre duke shkaktuar në këtë mënyrë urrejtjen e popullit shqiptar kundër popujve tjerë të Jugosllavisë dhe duke paraqit vështirsi, të cilat është dashur me i mbajt për shkak të luftës çlirimtare, e cila ende vazhdonte dhe të gjitha këto i kanë bërë me qëllim që, me propaganda të këtilla të krijojnë terrenin për kryengritje kundër rregullimit shtetror.
c). Kanë bërë propagand të rrejshme se gjoja në mes të aleatve ekziston grindja dhe se Jugosllavija e Titos nuk njihet prej aleatve.
ç). Kanë përgatitë dhe e kanë thirrë popullin shqiptar që të armatoset sa më shumë që t’i blejnë dhe t’i ruajnë armët, që d.m.th. pushtetit popullor të mos i dorëzoj dhe populli të jetë i përgatitur dhe i gatshëm që në kohën kur të caktohet të sulmojnë të gjithë së bashku kundër pushtetit popullor me qëllim të rrëzimit të tij, gjë që shihet nga letrat direktive që i kanë hudhur në trevat shqiptare i akuzuari Rifat Krasniqi.
d). Kanë mbledhë ndihma materiale për bandat e arratisura balliste në malë duke i konsideruar këto banda si ushtri të vetën.
e). Po ashtu janë lidhur me komitetet balliste në Prizren për me i’u dhënë ndihmë njëra-tjetrës dhe kanë pasur për qëllim me u lidhë me komitetet balliste të Drenicës, Suharekës, dhe të Gjakovës.
f). Që organizata e tyre tradhtare të jetë sa më e fortë dhe të luftoj kundër regjimit të sotëm që nuk do ta tradhtojnë komitetin, të cilin e kanë formuar dhe në qoftëse dikush tradhton le ta dijë se e pret vdekja, të cilin betim e kanë dhënë të gjithë të akuzuarit e se këtë e ka udhëheq i akuzuari Rifat Krasniqi.
Pra, e kanë krijuar organizatën, e cila ka bërë propagand të rrejshme; ka vepruar e ka armatosur popullin dhe e ka përgatit për luftë të armatosur, janë lidhë dhe i kanë ndihmuar bandat e arratisura, të gjitha këto me qëllim të suprimimit me violenc të themeleve kryesore të rregullimit shtetror të Jugosllavisë F.D. dhe këtë me ndërgjegje e paramendim e kanë kryer krimin të paraparë me nenin 3 pika 1 në lidhje me nenin 2 pika 1 të ligjit mbi fajin kundër popullit dhe Shtetit, e të ndëshkuar sipas nenit 4 pika 1 të po këtij ligji.
2. I akuzuari Ahmet Dërguti për veç fajit të parashtruar në pikën 1 është fajtor edhe për këtë: Në në pranverën e vitit 1945 si intendent i komandës së vendit në Rahovec, duke vepruar sipas vendimit të komitetit pjestar i të cilit ka qenë, që të mbledhë ndihma për bandat balliste në malë, ka marrë prej magazinës Ushtarake të Komandës së vendit 2000 kg. drithë dhe 200 kg. leshë me këtë ka kryer faj kundër shërbimit zyrtar të parapam me nenin 15 të dekret ligjit mbi gjyqet ushtarake, të ndëshkuar sipas nenit 16 e 17 të këtij dekret ligji në lidhje me nenin 1 të ligjit mbi llojin e krimit.

VI.
1. I Akuzuari Rexhep Avdullah Kabashi i quajturi “Tomorri” prej babës Avdullah dhe nënës Qamile Jusufi, 23 vjeçarë i lindur në fshatin Kabash jeton në Korishë, nënprefektura e Suharekës, bujk sekretar i Këshillit Komunal të Lubizhdës, shqiptar me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje ekonomike mesatare, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer, gjendet i rreshtuar në burg.

Ë sh t ë f a j t o r

Sepse në gjysmën e parë të vitit 1945 duke u lidhë me të akuzuarit Tahir Dedën është bërë organ i tij dhe lidhja kryesore në mes të akuzuarit Tahir dhe kryetarëve të bandave të aramatosura, të cilat atëherë kanë luftuar në Drenicë kundër U.N.Ç të Jugosllavisë dhe ka dërguar letra, të cilat i akuzuari Tahir Deda ju ka shkruar kryetarve të arratisurve sidomos profesor Ymer Berishës i cili i ka shkruar të akuzuarit Tahir Dedës, dhe kur nuk ka mundur me shkruar letrat nga frika që të mos zihet atëherë, i ka lexuar dhe mandej i ka shkyer dhe përmbajtjen e tyre ia ka treguar Tahirit, e sipas udhëzimeve verbale të Tahirit ai personalisht ka shkruar dhe i ka dërguar letra profesor Ymer Berishës, me këtë ai ka kryer faj kundër popullit dhe shtetit të parapam dhe i ndëshkuar me nenin 11 të ligjit mbi fajet kundër popullit dhe Shtetit.
Sepse si sekretar i këshillit komunal të Lubizhdës duke përfituar dhe duke abuzuar pozitën e vetë zyrtare ka mbledhë shënime mbi ushtrinë tonë, fuqinë e saj dhe lëvizjen, e këto ia ka dorzuar Tahir Dedës duke ditë se kjo është një organizatë ilegale, dhe si e till është e lidhur me bandat e arratisura, ku këto shënime do t’ia dërgonte këtyre bandave, pra, ka spiunu në dëm të shtetit dhe në favor të bandave të arratisura balliste, me këtë ka kryer krimin e parapam me nenin 3 pika 10 në lidhje me nenin 2 pika 1 të ligjit mbi fajet kundër popullit dhe shtetit të ndëshkuara sipas nenit 4 pika 1 të po këtij ligji.

VII.
1. I akuzuari Kadri Ramadani i quajturi “TOPALLI” prej babës Ramadan e nënës Fatime, 23 vjeçarë, i lindur dhe jeton në Prizren, me profesion brisk-punues, shqiptar me besim mysliman nënshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje ekonomike të dobët, ushtrinë nuk e ka kryer, i pa dënuar gjendet i rreshtuar në burg.

Ë sh t ë f a j t o r

Sepse si pjestar i organizatës balliste, e cila ka për qëllim suprimimin e rregullimit shtetror të Jugosllavisë D.F. në lidhje me bandat e arratisura në malë dhe në rrethin e komitetit ballist në Prizren, si dhe komitetin e formuar ballist në Prizren, i ka lidhë këto organizata me të arratisurit duke iu dërguar letra, informata në mes të njëri-tjetrit duke quar materialin e mbledhur këtu në qytet prej organizatave të bandave të arratisura si: bomba, armë, municion, krypë etj.Sepse në muajin maj të këtij viti i ka sjellë në Prizren në konferencë kryetarin e një bande të armatosur kapitenin Riza Alin dhe e ka lidhë me komitetin e rrethit ballist, me këtë ka kryer faj të parapam dhe të ndëshkuar sipas nenit 11 të ligjit mbi fajet kundër popullit dhe shtetit.
Gjykata përsa u parashtrua më lartë dhe në bazë të nenit 3 pika 1 në lidhje me nenin 2 pika 1, nenin 3 pika 4, neni 3 pika 1 në lidhje me nenin 2, neni 3 pika 7 në lidhje me nenin 2 pika 1, neni 3 pika 10 në lidhje me nenin 2 pika 1, neni 4 pika 1, neni 6 pika 1, neni 9 dhe neni 11 të ligjit mbi fajet kundër popullit dhe të shtetit, nenit 15 të Dekret ligjit mbi gjyqet ushtarake e ndëshkuar sipas nenit 16 e 17 në lidhje me nenin 1 të ligjit mbi llojet e krimit dhe ligjin mbi konfiskimin e pasurisë dhe mbi kryerjen e konfiskimit.

GJ Y K O N

1. Të akuzuarin Halim Spahin, Tahir Dedën, Rifat Krasniqin, Sefedin Ahmetin, Rexhep Kabashin dhe Kajtaz Ramadanin i dënon me vdekje me pushkatim, dhe dënimin e humbjes së përhershme të gjitha të drejtave politike dhe qytetare dhe në dënim me konfiskimin e tërë pasurisë së tyre.
2. Të akuzuarit Ahmet Dërgutin, Kadri Minushin dhe Xhemil Flukun, me dënim të humbjes së lirisë me punë të përdhunshme të vazhdueshme prej 10 vjetësh me kushte që ndëshkimi ka me ju llogarit prej ditës së arrestimit dhe me dënim të humbjes së të drejtave politike dhe disa qytetare përveç asaj prindore në vazhdim prej 10 vjetësh, që do t’ju llogariten pas vuajtjes së ndëshkimit.
3. Të akuzuarin Maliq Balin, me dënim të humbjes së lirisë me punë të përdhunshme në vazhdim prej 17 vjetësh, me kusht që dënimi ka me ju llogarit prej datës së rreshtimit, dhe me dënim të humbjes së të drejtave politike e disa qytetare përveç atyre prindore në vazhdim prej 8 vjetesh, i cili ka me u llogarit pas vuajtjes së ndëshkimit.
4. I akuzuari Avdyl Rexhepi, me dënim humbje lirie me punë të përdhunshme në vazhdim prej 12 vjetësh me kusht që dënimi ka me ju llogarit prej datës së rreshtimit dhe humbjen e të drejtës politike dhe disa qytetare përveç asaj prindore në vazhdim prej 5 viteve, i cili t’i llogaritet pas vuajtjes së dënimit.
5. I akuzuari Kadri Ramadani, me dënim të humbjes së lirisë me punë të përdhunshme në vazhdim prej 10 vjetëve, me kusht që dënimi me ju llogarit prej datës së rreshtimit dhe me dënim të humbjes të të drejtave politike dhe disa qytetare përveç të drejtës prindore në vazhdim prej 5 viteve, e cila ka me u llogarit pas vuajtjes së dënimit.
6. I akuzuari Fehmi Ibrahimi, me dënim të humbjes së lirisë me punë të përdhunshme në vazhdim prej 8 vjetësh, me kusht që dënimi të llogaritet prej datës së rreshtimit dhe me dënim të humbjes të të drejtave politike dhe disa qytetare përveç të drejtave prindore në vazhdim për 4 vjet, i cili ka me ju llogarit pas vuajtjes së dënimit.
7. I akuzuari Bastri Sallku me dënim të humbjes së lirisë, me punë të përdhunshme në vazhdim prej 7 vjetësh, me kushtë që dënimi të llogaritet prej datës së rreshtimit edhe dënimit të humbjes të të drejtave politike dhe disa qytetare përveç të drejtave prindore në vazhdim prej 3 vjetëve, i cili ka me ju llogarit pas vuajtjes së dënimit.
8. I akuzuari Vahit Mustafa me dënim të humbjes së lirisë, me dënim punë të përdhunshme në vazhdim prej 4 vjetve, me kushtë që dënimi t’i llogaritet prej datës së rreshtimit dhe dënim të humbjes së të drejtave politike dhe disa qytetare përveç të drejtës prindore në vazhdim prej 2 vjetësh, e cila ka me ju llogarit prej ditës së kryerjes së dënimit.
9. Të akuzuarit Abdulla Hajrullahi, Abdulla Hamza, Sadik Mehmeti, Qamil Jemini, me dënim të humbjes së lirisë, me punë të detyrueshme me vazhdim prej një viti me kushtë që dënimi t’ju llogaritet prej ditës së rreshtimit.
10. Të akuzuarit Hasan Rrustemi dhe Sheh Muhedini me dënim të humbjes së lirisë, me punë të detyrueshme në vazhdim prej një viti, dënimi i cili pezullohet me kondita për dy vjet.

L i r o h e n n g a a k u z a

1. I akuzuari Ibrahim Abdyli, prej babës Abdyl dhe nënës Rabe Mehmeti, 46 vjeçar i lindur dhe jeton në fshatin Budakovë në prefekturën e Suarekës, bujk, shqiptar, me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar babë i gjashtë fëmijëve, me gjendje materiale të mirë ushtrinë e ka kryer, i pa dënuar tash gjendet i rreshtuar në burg.
2. Muhamet Vejseli, i akuzuar, prej babës Vejsel dhe nënës Hamze Haliti, Hasani 36 vjeç, i lindur dhe jeton në fshatin Reçan, nënprefektura Suharekë, me profesion bujk, shqiptar me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i martuar babë i pesë fëmijëve, me gjendje ekonomike të dobët, ushtrinë e ka kryer, i pa dënuar tash gjendet i rreshtuar në burg.
3. I akuzuari Sinan Hezeri, prej babës Hezer dhe nënës Xhevide Nuredini, i lindur në vitin 1914 në Prizren ku dhe jeton, me profesion marangos, shqiptar me besim mysliman, nënshtetas jugosllav, i pa martuar me gjendje materiale të dobët ushtrinë e ka kryer, i pa dënuar tash gjendet i rreshtuar në burg.
4. I akuzuari Ruzhdi Kabashi, prej babës Shuqeri, prej nënës Isane Qamili, i lindur në vitin 1926 në Prizren ku dhe jeton, me profesion mësues, shqiptar, i besimit mysliman nënshtetas jugosllav, i pa martuar, me gjendje materiale mesatare, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer i pa dënuar tash gjendet i rreshtuar në burg.

P ë r m u n g e s p r o v a sh

A r s y e t i m

Pas përfundimit të seancës kryesore të mbajtur më 20-27 Shtator 1945 dhe pas shqyrtimit të të gjithë materialit provues nga të gjitha anët dhe me ndërgjegje, gjykata ka konstatuar:
1. I akuzuari Halim Spahija është agjent i agjenturës së reaksionit të huaj, e cila ka pas për qëllim dhe vetë në atë drejtim ka vepruar që, në vendin tonë të shkaktohen çrregullim dhe kryengritje, e cila vërtetohet me këto: Sipas pohimit të akuzuarit Halim Spahis, në fund të vitit 1943 ose në fillim të vitit 1944 ka qenë në mbledhje, e cila është mbajtë në Gjakovë në shtëpinë e Hasan Kryeziut, në të cilën ka qenë prezent një spiun (agjent) i huaj, Sylejman Riza, Hasan Bej Kryeziu, Ejup Binaku etj. Në këtë mbledhje është vendosur të formohet organizata iredentiste, në këtë është dashur të hyjnë njerëzit më pak të kompromituar në shërbimin e okupatorit për shkak që ta maskojnë veprën tradhëtare dhe bashkëpunimin me okupatorin fashist në sytë e turmave të popullit shqiptar.
Për ta mbërri këtë kanë rekomanduar një qark pushke efektive kundër armikut, por kjo nuk guxon me kaluar në luftë të hapur. Me këtë kanë desht me mbërri që në sytë e popullit të legjitimohen si miq të okupatorit dhe deri diku të thejnë simpatinë e popullit shqiptar kundrejtë lëvizjes N.Ç., e cila në atë kohë ishte e madhe për arsye se këto turma kanë ushqyer vetëm partizanë, njerëz të luftës për lirinë e popullit. Në këtë mbledhje është thënë “Në qoftëse mundemi me leju që partizanët të marrin të gjithë popullin me veti atëherë duhet diku me fillu luftën”.
Mbledhja e dytë me karakter të tillë është mbajt pas një muaji në katundin Rugovë, e mandej janë mbajt disa mbledhje të këtij lloji në vende të ndryshme. Në këtë mbledhje i akuzuari Halim Spahija dhe lart të përmendurit kanë vendos me formu formacione ushtarake të veta në komandën e Ejup Binakut, i cili kishte për qëllim me mobilizu dhe me armatos njerëz dhe të përgatiten për kryerjen e detyrave kur për këtë marrin urdhërin e duhur. Dhe njëherit pas kësaj i kanë formuar çetat dhe kanë organizuar ndihmën materiale për ta. Të gjitha këto kanë pasur për qëllim që të ndahen fuqit e armatosura të popullit shqiptar, kishin me shkuar në luftë të okupatorit dhe me e dobsuar fuqinë e ushtris N.Ç.
Nga pohimi i të akuzuarit Halim Spahija, shifet se ata kanë qenë mirë të informuar mbi urdhrat e komandantit suprem dhe Ushtrisë N.Ç. që në Jugosllavi nuk qëndron asnjë formacion ushtarak në asnjë komandë përveç në komandën e shtabit kryesor të Ushtris N.Ç. të Jugosllavisë, dhe që çdo formacion ushtarak paralel ka me u konsideruar si armik. Për të gjitha këto ata kanë vazhduar edhe madje me formue njësite të veçanta të tyre me qëllim si më lartë.
Kjo organizatë me emër “Irredentizëm” shpikje artificiale e spiunëve të huaj dhe tradhtarëve të vendit në krye me të akuzuarin Halim Spahija e hedh paralelen mbi ndarjen e Kosovës nga bashkimi i popujve të Jugosllavisë, me qëllim të mashtrimit dhe ndarjes së turmave shqiptare nga L.N.Ç. në kohën kur ishte mëse e nevojshme për të gjithë popujt e Jugosllavisë dhe për popullin shqiptarë që sa më shumë të bashkohen me qëllim që të asgjësohet përfundimisht okupatori dhe të fitohet liria.
Nga të gjitha këto që u parashtruan më lartë qartë shihen tradhtarët dhe armiqt e kësaj krahine në krye me të akuzuarin Halim Spahin me anën e “Irredentizmit” në Kosovë e po atë çka ka bërë Drazha Mihajloviqi në Serbi edhe në vendet tjera të Jugosllavisë çka ka bërë Mackoja në Kroaci dhe tradhtarët tjerë në krahinat tjera. Pas çlirimit të vendit tonë organizata e lartë përmendur si armiq të përbetuar të popullit dhe të lirisë vazhdon veprën tradhtare në tërsi, por në formë tjetër. Riorganizohet dhe merr formën e re, udhëzime të reja dhe punën nga jashtë.
I akuzuari Halim Spahia si organizator kryesor dhe kryetar i organizatës së lart përmendur menjëherë pas çlirimit me sjellje artificiale fiton besimin e pushtetit popullor dhe bëhet kryetar i K.N.Ç. në Prizren. Në muajin Shkurt të këtij viti i akuzuari Halim Spahia si kryetar i këshillit takohet me një person misterioz gjykatsin Mborja këtu në Prizren, për të cilin mund të thuhet që me siguri është spiun i reaksionit të huaj. Ai vjen pikërisht kur bëhen luftimet në mes të bandave balliste dhe U.N.Ç. në Drenicë dhe në prapavijat e frontit që të bindet në vend për zhvillimin e luftës dhe të shoh se në çfarë mënyre mund t’iu ndihmohet bandave. I drejtuar në adresën e të akuzuarit Halim Spahisë takohet me të, jep direktivat dhe udhzimet e duhura nën rrethana të reja dhe kërkon prej tij që t’ia mbledh shënimet për luftën në Drenicë, mbi viktimat e bandave dhe mbi numrin e të vrarëve shqiptarë në këtë luftë, si dhe shënimet mbi numrin e armiqëve të popullit në të gjitha krahinat që këto shënime t’i dërgoj përjashta me qëllim që të tregoj se çfarë terrori bëhet ndaj popullit shqiptar në Jugosllavinë e re, që kjo t’i shërbej si vegël për propagandë e shpifje të reaksionit të huaj kundër Jugosllavisë së re dhe të gjitha këto me qëllim të intervenimit nga jashtë për rrëzimin e gjendjes që është në vendin tonë.
Si provë e tretë që i akuzuari Halim Spahia është agjent i huaj rrjedh nga fakti se bashkëpuntori dhe miku kryesor i tij nga koha e okupacionit është spiuni i dyfisht Hasan Rema, i cili për ta fshehur punën e tij të pistë ka qenë ortak në dyqanin e të akuzuarit Halim Spahisë. Nga deponimet e të akuzuarit Tahir, i cili gjatë hetimeve ka dëshmuar se Hasan Rema ka qenë në shërbim të gestapos, se e ka parë në uniformën gjermane, dhe se para saj kur kanë qenë njëher së bashku në burg ka parë te Hasani ari. Ky fakt si dhe e tërë vepra e Hasan Remës gjatë okupacionit është provë e qartë se ky ka qenë spiun i dyfishtë.
Me siguri mund të vërtetohet se i akuzuari Halim Spahia e ka ditë mirë se kush është Hasan Rema dhe për këtë është shoqruar me të pasi kanë vepruar së bashku për çështjen e spiunazhit. Është e kotë mbrojtja e të akuzuarit Halim Spahisë se nuk e ka ditë se kush është Hasani, d.m.th që ai nuk e ka ditë se Hasani është spiun meqenëse në deponimet e tija e ka pohue se e ka pa Remën në uniformën gjermane.
Në parashtrimet e mëtutjeshme do të shifet a është puna e përbashkët në çështjet tradhtare të akuzuarit Halim dhe Hasan Remës.
I akuzuari Halimi pasi i ka marrë instruksionet e duhura nga gjyqtari Mbroja siç është parashtruar më lart dhe pasi i ka dhënë premtime që do t’ia dërgon shënimet e kërkuara ia ka filluar punës. Si kryetar i këshillit N.Ç. kryen miqësi bënë lidhje, përfiton njerëz për veprimin e tij tradhëtar në këtë është dashur dikush t’i ndihmoj dhe për këtë shkak iu ka drejtuar mikut të tij të vjetër nga koha e okupacionit Tahir Dedës, i cili me duar hapur e pranon ofertën dhe hynë në bashkpunim me të akuzuarin Halim Spahinë i cili i jep instruksione për t’i zbatuar në jetë. Sipas kësaj direktive, të cilën i akuzuari Halim ia ka dhënë të akuzuarit Tahir Dedës, ai u dashtë ta informonte të ashtu quajturin “Komitetin Nacional Demokratik”, detyra e të cilit ishte me zëvendësue organizatën me emrin “Irredentizëm” nën rrethana të reja në vendin e çliruar nën emrin e ri, dhe të vazhdoj punën e vet tash më si organizatë kryengritëse-komplotiste. Përveç kësaj i akuzuari Halim S. i ka dhënë të akuzuarit Tahir D. për detyrë që të formoj Komitetin Central Nacional Demokratik për Kosovë me qendër në Prizren, dhe njëkohsisht me fillu me informu dhe me i riorganizue komitetet e rretheve dhe të komunave në të gjitha vendet e kësaj krahine. Mandej i akuzuari Halim S. i ka dhënë të akuzuarit Tahir D. direktiva për përhapjen e propagandës anti-popullore për mbledhjen e shënimeve me karakter të fshehtë shtetror dhe të gjitha shënimet tjera në lidhje me organizatën.
Pas kësaj për ta udhëhequr më me siguri organizatën e përmendur ilegale tradhtare i akuzuari Halim Spahia në muajin Prill të këtij viti shkon në Shqipëri dhe vendoset në Kukës, vend i cili është në afërsi direkte të kufirit në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, prej nga vazhdon punën e tij shkatërruese, spiune, anti-popullore duke i transmetuar instruksionet e veta Tahir Dedës përmes mikut të tij më të mirë dhe bashkëpunëtorit Hasan Remës. Sipas deponimeve të të akuzuarit Tahir Dedës është vërtetuar se i akuzuari Halim Spahia gjithnjë i ka dërguar udhëzime për punë Tahirit, i cili i ka takuar çështjeve të organizatës. Po ashtu është vërtetuar në bazë të denoncimeve të të akuzuarit Tahir Dedës se ai ka vepruar sipas direktivave të të akuzuarit Halim Spahisë megjithatë e ka ditur se i akuzuari Halim S. është agjent i huaj dhe si i tillë ky ia ka dhënë këto instruksione. Që kjo është kështu gjykata është bind prej fjalëve të të akuzuarit Tahir Dedës ditën e seancës duke thënë “Udhëzimet janë fjalët e Halim Spahis, të cilat kanë qenë program për mua.
Nga deponimet e Basri Sallkut të dhëna në ditën e seancës që i akuzuari Tahir Deda i ka thënë me rastin e dhënjeve të direktivave për formimin e komitetit për nënprefekturën e Ferizajit se ata e kanë qendrën kryesore në Kukës, e prandaj gjykata është bindur se kjo organizatë i ka pasur dy qendra, njërën në Kukës në krye me Halim Spahin, e dyta organizatë me qendër në Prizren në krye me të akuzuarin Tahir Dedën.

II. I akuzuari Tahir Deda, Fehim Ibrahimi, Maliq Balija, Avdullah Rexhepi dhe Bastri Sallku i kanë kryer fajet e përmendura në dispozitivin e këtij gjykimi neni 1. Mbi këtë gjykata është bind nga sa vijon: Me pohimin e të akuzuarve si gjatë hetuesisë ashtu edhe në seancën kryesore, dhe me ngarkimin e njëri tjetrit, dhe më në fund nga përmbajtja e letrave direktive prej të cilave njërën e ka shkruar Tahir Deda e tjetrën i akuzuari Rifat Krasniqi është vërtetuar: se i akuzuari sipas instruksioneve të akuzuarit Halim Spahisë ka hyrë me e formue të ashtu quajturin Komitetin Nacional Demokratik me qendër në Prizren në fund të muajit Maj ose në fillim të muajit Qershor të këtij viti, dhe që me ndërgjegje dhe me vullnet në këtë kanë hyrë: Fehmi Ibrahimi, Maliq Balija, Avdullah Rexhepi, Bastri Sallku, Hasan Rrustemi dhe janë bërë anëtar të udhëheqjes qëndrore të tij.
Qëllimi i kësaj organizate kryengritëse me karakter komploti ka qenë me i formuar në baza ilegale komitetet e rretheve dhe të komunave dhe katundeve në të gjitha vendet në Kosovë. Këto komitete kanë qenë në mbikqyrje të plotë nga Komitetet Qëndrore dhe të gjitha urdhërat dhe instruksionet e tij është dashur me i zbatue me obligim; me u lidhë me komitetet tradhtare të organizatave balliste ku ato egzistojn, me riorganizue dhe me iu nënshtrue komiteteve qëndrore dhe me këtë që të arrihet lufta e përbashkët dhe puna për rrëzimin e pushtetit që është me u lidhë me bandat e armatosura në mal; të kryejnë prej kriminelëve të njoftur të luftës dhe armiqve të popullit me qëllim të aksionit të përbashkët në planin anti-popullor prandaj dhe luftën e armatosur, sepse me anën e komiteteve të tyre dhe pjesmarrësve të tyre me e përhap propagandën e rrejshme anti-popullore shpifëse se si populli shqiptar është pa të drejta në Jugosllavinë e re dhe se nuk e ka lirinë e vet nacionale dhe politike, që në këtë mënyrë me shkaktu urrejtjen dhe pa durimin e popullit shqiptar kundër popujve të tërë kësaj krahine dhe popujve tjerë të Jugosllavisë dhe mandej e ka pasur për qëllim mbledhjen e shënimeve me karakter politik dhe ushtarak, të cilat konsiderohen si fshehtësi shtetnore me qëllim që këto me ua dërgue agjentëve të reaksionit të huaj, me qëllim të paraqitjeve, shpifjeve gënjeshtare se si në Kosovë bëhet terror mbi popullin shqiptar. Mandej, me shti sa më shumë njerëz të tyre në pushtetin popullor dhe në institucionet tjera, si dhe me i përfitu dhe me i ba për veti ata që tash gjenden në pushtet, me qëllim që ta minojn pushtetin tonë popullor dhe njëkohsisht përmes tyre me bërë spiunazhe dhe me i marrë msheftësinat zyrtare dhe shtetrore, të cilat kishin me i përfitue për punën e tyre shkatërruese.
Udhëheqësia centrale e lartë përmendur për t’i realizuar qëllimet e përmendura të organizatës ka vepruar në këtë mënyrë.
I akuzuari Tahir Deda pas marrjes së shënimeve të duhura mbi organizatën e Halim Spahisë dhe pasi ia ka dhënë formën e komitetit central në mënyrë si është përshkruar më lartë ka kaluar me formimin e komiteteve të rrethit nëpër vende të ndryshme. Më parë të akuzuarit Fehmi Ibrahimit ia ka dhënë për detyrë me u lidhë me komitetin e rrethit ballist në Prizren që të organizon dhe të gjej persona të përshtatshëm nga radhët e tregtarve për ndryshimin e komitetit central.
I akuzuari Fehmi ka pranuar detyrën dhe është lidhur me komitetin e rrethit në Prizren dhe ka ardhur në kontakt me tregtarët më të njoftur si p.sh.: Beqir Bajmakun me qëllim që këta t’i shtinë në udhëheqjen centrale. Nga deponimet e të akuzuarit Tahir Dedës gjykata mandej ka konstatuar se ia ka vënë për detyrë të akuzuarit Maliq Balisë që të lidhet me komitetin e rrethit ballist në Rahovec me riorganizue, i cili edhe i ka krye këto detyra. Mandej, i ka dhënë direktiva të akuzuarit Bastri Sallkos për formimin e komiteteve për Ferizaj, Kaçanik dhe Gjilan, Ramadan Ajvazit për Prishtinë dhe Murat Ademit për Podujevë.
I akuzuari Tahir Deda pohon edhe këto se i ka dhënë parrollat themelore të propagandës anti-popullore mbi të drejtat jo të barabarta të shqiptarëve në Jugosllavinë e re dhe mbi mos njohjen e të drejtave të tyre kombëtare dhe mbi atë se shqiptarët mund ta fitojnë lirinë e vet vetëm me anën e këtyre komiteteve.
I akuzuari Tahir Deda pohon se ai vet e ka formue komitetin e rrethit në Suharekë dhe ju ka dhënë të gjitha instruksionet e duhura. I akuzuari Tahir Deda sipas pohimit të tij, sipas deponimeve të Bastri Sallkos dhe Maliq Balis, si dhe sipas letrës direktive të zënë ka mbledhur shënime mbi dënimet e kriminelëve të luftës dhe armiqëve të popullit, mbi viktimat e ballistëve në Drenicë në muajin Shkurt 1945, të cilat ka pasur për qëllim me i dërgue jashtë dhe t’i paraqes se këto viktima të terrorit që bëhen janë ndaj popullit shqiptar. Pastaj, gjykata ka konstatuar nga pohimi i të akuzuarit Tahir Deda dhe nga deponimet e të akuzuarit Fehmi Ibrahimit dhe të Rexhep Kabashit, si dhe nga letra e tij direktive se ka bërë lidhje dhe u ka dhënë udhëzime kryetarëve të bandave balliste në mal si në kohën e luftes në Drenicë ashtu dhe më vonë.
Nga deponimet e të akuzuarit Tahir po ashtu është vërtetuar se fakti që ai u ka rekomandue të gjitha komiteteve që sa më shumë njerëz të tyre të futin në Pushtetin Popullor e me qëllim që ky të dobësohet dhe të përfitojnë për qëllimet e tyre anti-popullore, e ky personalisht ka bërë për vedi Avdullah Rexhepin nënpunës të financës, Hasan Rrustemin nënpunës të Këshillit të rrethit Popullor dhe Rexhep Adullah Kabashin sekretarin e këshillit komunal popullor.
Nga kjo del se i akuzuari Tahir Deda është organizator kryesor i komiteteve të përmendura. Sipas deponimeve të të akuzuarit Tahir Deda është vërtetuar se ka pas lidhje shumë të forta me të dhe të akuzuarin Halim Spahin, i cili ka qenë spiun i dyfisht, Hasan Rema kur bëhej lufta në Drenicë ka pasur korrespodenca me profesor Ymer Berishën kryetarin e bandave balliste, rrjedh se atëherë ju ka dhënë informata dhe direktiva të duhura dhe për këtë shkak mban përgjegjësinë e madhe për këtë masakrim. Sipas deponimeve të Hasan Rrustemit dhe Fehmi Ibrahimit i akuzuari Tahir Deda e ka organizuar ikjen e dy pjestarve të Armatës Jugosllave, të cilët kanë gabuar në detyrën e tyre.
Nga pohimi i të akuzuarit Maliq Balis gjykata ka konstatuar se ai ka qenë në komitetin central me të akuzuarin Tahir Dedën dhe prej këtij si anëtar i komitetit central është dërguar me marrë lidhje me komitetin e rrethit ballist në Rahovec edhe këtë me riorganizue që ai këtë detyrë e ka krye. Për këtë qëllim ai është lidhë me kryetarin e komitetit ballist Kadri Minushin i akuzuari Maliq Balia ka mbledhë shënime në këtë nënprefekturë mbi numrin e të rinjve shqiptar. Ai po ashtu në këtë rast e ka pasur për detyrë me e ditë sa armë disponojn katundarët dhe këtyre me iu vu në dijeni që t’i ruajn mirë armët për ditën kur t’iu nevoiten.
Shënimet e mbledhura i akuzuari Maliq Balia ia ka dorëzuar të akuzuarit Tahir Dedës dhe po ashtu gjykata ka konstatuar nga pohimi i të akuzuarit Maliq se ai ia ka dërgue letrën direktive për komitetin e rrethit në Rahovec.
Gjykata mandej konstaton se në bazë të pohimeve të të akuzuarit Avdullah Rexhepi se ai ka qenë anëtar i komitetit central të lartë përmendur se ai i ruajti dhe i ka kopjue shënimet mbi pushkatimin e armiqve të popullit të prefekturës së Rahovecit dhe të Suharekës se e ka rujt dhe e ka kopjue letrën direktive për punën dhe organizimin e komitetit ballist, si dhe luftën e tyre kundër lëvizjes N.Ç.
Për të pandehurin Hasan Rrustemin gjykata ka konstatuar se ky ka qenë i perfitum nga ana e Tahir Dedës për udhëheqjen qëndrore se e ka dhënë pohimin por i pa vendosur se në realitet ka qenë prezent vetëm në një bisedë, e cila është bërë në mes të të akuzuarit Tahir Dedës dhe në mes të të akuzuarit Bastri në shtëpinë e tij, por në këto nuk ka marrë pjesë. Më vonë krejtësisht ka hequr dorë nga çdo veprim dhe punë në çështjet e organizatës. Nga deponimet e të akuzuarit Bastri Salkoviqit, gjykata ka konstatuar se i pandehuri Bastria ka qenë anëtar i komitetit central ballist dhe si i tillë ka pranue detyrën me formue komitetet balliste në Ferizaj, Kaçanik dhe Gjilan, si dhe në komuna dhe katunde në rrethet e përmendura se në rastin e dhënjes së kësaj detyre i akuzuari Tahir ia ka vënë për detyrë që të lidhet me ballistët në mal që të organizohen në formacione ushtarake nëpër toge dhe mandej pa urdhërin e tij të mos veprojn asgjë. Po ashtu i akuzuari Bastri ka pranuar se i akuzuari Tahir ia ka dhënë tri copë instruksione kryesore të shtypura me makinë, prej të cilave një kopje është dashur me e mbajt për veti, të dytën me dorzue në Kaçanik, e të tretën në Gjilan. Mandej i akuzuari Bastri ka pranuar detyrën me ia dërgue të gjithë emrat e personave të rrethit të Ferizajit që janë pushkatuar nga ana e partizanve dhe emrat e të gjithë spiunve shqiptar që bashkpunojn me partizan.
Në deponimet e Hasan Rrustemit gjykata ka konstatuar se i akuzuari Tahir Deda me rastin e dhënjes së direktivave të akuzuarit Bastri ka thënë: “Ta dish kur të vjen urdhëri që të gjitha rrugët me rëndësi të bllokohen, kështu që asnjë partizan mos të ik kur të fillon lufta”. Nga deklarata e sipërme si dhe nga letra direktive, të cilën e ka shkruar i akuzuari Tahir Deda gjykata ka konstatuar se përveç detyrave të lartë shënuara të kësaj organizate ka qenë qëllimi kryesor me armë kundër rregullimit shtetror që është sotë.
Në letrën të cilën i akuzuari Tahir Deda e pranon si të vetën, të cilën ua ka dërguar komiteteve të rretheve si udhëzim për punë gjendet:
1. “Asnjë lëvizje nuk mund të mbahet pa urdhër të marrë prej qendrës së rrethit, gjithnjë duhet me qenë në lidhje me lëvizjen tonë të jashtme, po ashtu edhe lëvizja e jashtme nuk duhet asgjë me bërë por duhet me ndejt në gadishmëri.”
2. Lajmet dhe të gjitha informatat tjera duhet me ia dërgue komitetit të rrethit, në qoftë se këta njerëz nuk munden me i krye atëher këtë kanë me i krye gratë e besuara.
3. Të gjitha fuqit që gjenden përjashta duhet të jenë të përgjegjshme prej komandantve, të cilët kanë me i radhit në dhjetshe dhe në kompani, po ashtu qendra ka me u bë dhe ka me veprue si komanda;
4. Përjashtohen rastet e jashtëzakonshme që mund t’iu ngjajnë togeve dhe kompanive, kur mujn me prit urdhra dhe shenja për tërheqje, ato kanë me veprue sipas dijes së tyre kjo d.m.th. nëqoftëse rrethohen nga ana e armikut ose ndonjë gjë tjetër, ato gjithnjë sipas mundësisë duhet me lajmruar qendrën pas një apo dy dite me obligim se ku gjenden dhe;
5. Të gjitha nevojat si ushqimi e të tjerat kanë me u kërkue prej komandës dhe kështu të gjitha ndihmat që vijn duhet me njoftue komandën…
Nga të gjitha këto dhe në lidhje me faktin e vërtetuar të formimit të komitetit të rretheve dhe të komunave mbi shtrirjen rrethë tyre komiteti qëndror siç u tha më lartë në letrën direktive do të bëhet komanda kryesore atëher qartazi dhe qëllimi i tërë organizatës ka qenë lufta me armë d.m.th. pushtimi me forc i rregullimit shtetror që ekziston, me kushte që pas kësaj këto komitete të marrin pushtetin.
Gjykata ka çmuar mbrojtjen e të akuzuarëve dhe këto i akuzuari Halim Spahia se ai nuk është agjent i huaj, që nuk ka bashkpunuar dhe nuk ka marrë udhëzime prej agjentëve të huaj, që nuk di asgja për asnjë organizat, i cili nuk ka dhënë kurfarë udhëzime as direktiva të akuzuarit Tahir Dedës, që për punën e tij ka marrë udhëzime prej të akuzuarit Halim Spahisë, që organizata nuk ka pas për qëllim luftën dhe kryengritjen me armë, me qëllim të rrëzimit të gjendjes jashtë dhe pregaditjen politike të termave për bashkimin e krahinës së Kosovës me Shqipnin, dhe që e gjithë puna ka qenë në projekt dhe një gjë e tillë si dhe mbrojtjen e të tjerve të akuzuar të lartë përmendur që nuk kanë qenë aktiv në punë, që detyrat e dhanuna nuk i kanë krye etj, por, duke i marr parasysh faktet e vërtetuara më lart gjykata nuk ua ka pranuar mbrojtjen e tyre.
Nga të gjitha këto si më sipër në bazë të fakteve të vërtetume ka konstatuar:
Se i akuzuari Halim Spahia, Tahir Deda, Fehmi Ibrahimi, Hasan Rrustemi, Abdullah Rexhepi, Maliq Balija dhe Bastri Sallko me punën e tyre të para shikuar me dispozitivin e këtij aktgjykimi i kanë krye krimet kundër popullit dhe shtetit.
Me rastin e caktimit të dënimeve të akuzuarit e lart përmendur gjykata ka çmuar gradën e përgjegjsisë së tyre dhe ka konstatuar: Se i akuzuari Halim Spahia agjent i huaj frymëzues, organizator dhe iniciator i të ashtu quajturit “Komiteti Nacional Demokratik” qëllimi i të cilit ka qenë si organizatë kryengritse me karakter komploti me violenc me e rrëzue rregullimin shtetror që është në Jugosllavinë e re dhe gjykata duke marrë si rrethana rënduese qëndrimin e tij tradhtar të fshehur gjatë okupacionit, bashkpunimin me anmikun për shkak se është bërë pasanik lufte dhe kamuflimin e tij si agjent i huaj dhe afrimi i tij te pushteti popullor, nga i cili e ka fituar besimin, të cilin e ka abuzuar në punën e tij tradhtare dhe mohimin e tij të verbër dhe për këtë shkak e ka dënuar me dënim me vdekje, me pushkatim, me humbjen e të drejtave civile dhe politike për gjithmonë dhe me konfiskimin e tërë pasurisë.
Se i akuzuari Tahir Deda bashkpuntor dhe besniku kryesor i të akuzuarit Halim Spahisë për çështjen e formimit të ashtuquajturve “Komitete Nacional Demokratike” se po ashtu është organizator kryesor i komiteteve të përmendura në këtë krahinë, se është shtylla kryesore dhe shpirti i udhëheqjes qëndrore të organizatës së lart përmendur, se është organizatori kryesor i komitetit qëndror dhe komiteteve të rretheve, se është mbledhës dhe dërgues i shënimeve me karakter të fshehtë shtetror dhe ushtarak, se është organizatori kryesor për krijimin e lidhjeve në mes të komiteteve dhe bandave balliste në mal, që këtyre po ashtu iu ka dhënë udhëzimet e duhura për punë, se e ka organizuar aksionin për materiale të ballistve në mal, se i ka dërguar pjestarët e armatës jugosllave në mal te bandat, dhe se i ka bërë për veti njerëzit e pushtetit popullor për punën e tij tradhtare dhe gjykata duke i marrë këto si rrethana rënduese; sjelljet e tij të këqija në kohën e okupacionit, abuzimi i besimit të dhënë nga ana e popullit, si dhe ngatrrimin e pohimit të tij gjatë procesit; e për këtë është dënuar me vdekje, pushkatim, me humbjen e të drejtave civile përgjithmon dhe konfiskimin e tërë pasurisë së tij.
Se i akuzuari Maliq Balija ka qenë ndihmës kryesor i të akuzuarit Tahir Dedës për çështjen e formimit dhe të organizimit të komiteteve të rrethit, se ka qenë anëtar i udhëheqjes qëndrore, se komitetin qëndror e ka lidhë me atë të rrethit në Rahovec, dhe ky i ka organizuar dhe ka mbledh shënime nga nënprefektura e Rahovecit dhe ia ka dorzuar të akuzuarit Tahir Deda, se ka qenë shumë aktiv dhe besnik në kryerjen e detyrave të marrura nga i akuzuari Tahir Deda, dhe gjykata duke e marrë parasysh llojin e veprimit, i cila ka qenë shumë më larg dhe pa lidhur me pak në madhësi prej të akuzuarit Tahir Deda e ka dënuar me dënimin e humbjes së lirisë me punë të detyrueshme në vazhdim prej 17 vjetësh dhe me humbjen e të drejtave politike e disa qytetare në vazhdim prej 8 vjetësh.
Se i akuzuari Avdullah Rexhepi është anëtar i udhëheqjes qëndrore dhe si vërtetuam në besnikëri iu është besuar nga ana e komitetit qëndror ruajtja e shënimeve të të gjithë korrespondencës së msheftë dhe të dokumenteve të organizatës së përmendur, se ka krye korrespodencën dhe të gjitha punët e administratës së lart përmendur, dhe duke marrë si rrethana rënduese mohimin e tij, abuzimin e detyrës së besueme nga ana e popullit si nënpunës i financës gjykata e ka dënue me dënim të humbjes së liris me punë të përdhunshmë në vazhdim prej 12 vjetësh dhe me humbjen e të drejtave politike e disa qytetare prej tetë vjetesh.
Se i akuzuari Fehim Ibrahimi është anëtar i udhëheqjes qëndrore dhe si i tillë e ka lidhë qendrën me komitetin e rrethit në Prizren, dhe e ka pranuar detyrën me i ba për veti disa tregtar dhe për organizatën. Gjykata duke marrë parasysh se pas një kohe të shkurtë është bërë jo aktiv dhe nuk e ka kryer asnjë detyrë të marrur nga Tahiri e ka dënuar me humbjen e liris me punë të përdhunshme në vazhdim prej 8 vjetësh dhe me humbje të të drejtave politike e disa qytetare prej 4 vjetësh.
Se i akuzuari Bastri Sallko ka qenë anëtar i udhëheqjes qëndrore dhe si i tillë ka pranuar detyra prej të akuzuarit Tahir Dedës me formue komitetin në Ferizaj, Gjilan dhe Kaçanik, me mbledh shënime mbi numrin e të pushkatuarëve dhe të vrarëve shqiptar, me vu lidhje me bandat në mal, me pregadit gjithë çka mundet në këtë terren për kryengritje me armë, me krye kontrollin e të gjitha armëve, me të cilat dispononin katundarët dhe me ju treguar se duhet me i rujt mirë për momentin e duhur. Gjykata duke i marrë parasysh të gjitha këto detyra që i ka pranuar nuk i ka krye, e ka dënuar me humbje të liris me punë të përdhunshme në vazhdim prej 7 vjetësh dhe dënim të humbjes së të drejtave politike e disa civile në vazhdim prej 3 vjetësh.
I akuzuari Hasan Rrustemi pas një shtytje të gjatë dhe bërjes për veti nga ana e të akuzuarit Tahir Dedës ka dhënë pëlqimin por jo të vendosur me hyrë në organizat, se vetëm një herë ka marrë pjesë në bised që është bërë në shtëpin e tij në mes të të akuzuarit Ibrahim dhe Bastri për çështjet e organizatës, por në këtë rast nuk ka marrë kurfarë pjese në këtë bised, mandej nuk ka pranuar kurfarë detyre se nuk ka qenë përgjithësisht aktiv se asgjë nuk ka vepruar në dobi dhe interes të organizatës së përmendur dhe gjykata duke i marrë parasysh sjelljet e tij të mira, pohimin e tij, përpjekjet e tija që çështja të sçarohet e ka dënuar me humbjen e liris me punë të përdhunshme në vazhdim prej 1 viti dhe me dënim me kusht për 2 vite, duke konsideru se ky dënim është i mjaftushëm duke e marrë parasysh sa u parashtrua edhe atë se kjo ka me pas ndikim politikisht me të denuarin si njeri i ri dhe në të ardhmen do të përmirsohet.

III. Mandej, gjykata ka konstatuar në bazë të thënjeve të të akuzuarit Tahir Dedës dhe të akuzuarve Qamil Jemini dhe Sadik Mehmet Peqani, që të akuzuarit Qamil Jemini dhe Sadik Peqani i kanë kryer veprat e përmendura në dispozitivin e aktgjykimit në bazë të nenit 3 që don me thënë që në fillim të muajit Qershor kanë qenë në mbledhje me të akuzuarin Tahir Deda në shtëpin e tij në Prizren, dhe që në atë rast e kanë pranuar detyrën që ta formojn Komitetin Nacional Demokratik në Suharekë. Gjithashtu gjykata ka konstatuar se të akuzuarit e përmendur më lartë në vitet 1943 e 1944 kanë qenë funksionar të lart të komitetit të Suharekës, komitet ky që është i organizuar nga ana e organizatës tradhtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit duke e pas në krye Xhafer Devën, me qëllim për hesap dhe pas udhëzimeve të okupatorit gjerman të organizojnë popullin shqiptar kundër lëvizjes së çlirimit kombëtar dhe të bëhet mobilizimi i shqiptarve në divizionin S.S. në luftë kundër U.N.Ç. dhe kështu kanë punuar në këtë drejtim.
Nga gjendja faktike e cituar më lartë, Gjykata ka konstatuar se me veprat e të akuzuarve egziston faji i krimit kundër popullit dhe shtetit.
Gjykata ka çmuar edhe mbrojtjet e të akuzuarve se këta kanë qenë të ftuar që të hyjn në organizat dhe t’i mbledhin shënimet nga ana e të akuzuarit Tahir Deda dhe se këtë nuk e kanë pranuar por duke e marr për siper ate që është konstatuar më sipër gjykata këto mbrojtje nuk i ka pranuar. Me rastin e caktimit të dënimit të të akuzuarve gjykata ka çmuar edhe përgjegjsin penale të tyre dhe ka konstatuar:
Se të dy të akuzuarit kanë pranuar ofertën e të akuzuarit Tahir Deda për me formue “Komitetin Nacional Demokratik” në Suharekë, por nuk kanë pas sukses këtë me realizuar por gjykata duke i marrë parasysh veprat e tyre si rënduese veprimtarin e tyre tradhtare gjatë okupacionit i ka dënuar me punë të detyrueshme në vazhdim prej 1 viti.

IV. Gjykata gjithashtu ka konstatuar se i akuzuari Xhemil Fluku, Sefedin Ahmeti, Avdullah Hajrullahi dhe Avdullah Hamza janë anëtar të komitetit ballist të rrethit të Prizrenit këtë bindje gjykata e ka formuar në bazë të thënjeve dhe pohimit të të akuzuarve të citum më përpara. Ata i kanë pohuar krejtësisht fajet që iu vihen për bazë që janë ekspozuar në dispozitivin e këtij aktgjykimi në bazë të nenit 4.
Sipas thënjeve të të akuzuarve Xhemil Floku, të akuzuarit e lartë përmendur e kanë bërë mbledhjen e parë në muajin Maj të këtij viti në afërsin direkte të Prizrenit, në prronin Remine, ku kanë qenë të njoftuar kriminelët dhe udhëheqsit e bandave balliste si: Ali Riza, Sali Zhuri etj sepse sipas iniciativës dhe udhëzimeve të udhëheqësve të përmendur të bandave kanë formuar komitetin e rrethit me qëllim të përhapjes së propagandës shkatrruese, shpiunazhe dhe të mbledhjes dhe dërgimit të ndihmave në armë, municion, ushqim dhe në material tjetër bandave balliste. Në këtë mbledhje është ndarë puna midis atyre që ishin prezent në këtë mënyrë: Xhemil Fluka ka qenë kryetar dhe si i till me e drejtuar gjithë veprimtarin në rrethë, i akuzuari Sefedin Ahmeti ka qenë sekretar dhe përveç kësaj ka pasur për detyrë me mbledh material dhe armë për bandë.
I akuzuari Avdullah Hamza për me mbledh dru dhe gjëra tjera për një fsheftsi më të madhe në punë sipas kësaj janë ndarë pseudonimet.
I akuzuari Xhemil Floku ka marrë pseudonimin me emrin “Kumona” ndërsa i akuzuari Sefedin Ahmeti ka marrë psudonimin “Pëllumbi” ndërsa i akuzuari Avdullah Hamza ka pasur pseudonimin “Polajqa”.
Nga pohimet e të gjithë të akuzuarve gjykata mandej ka konstatuar se ata i kanë bërë edhe dy mbledhje, dhe e kanë bërë betimin në Musaf (KURAN).
Sipas fjalëve të të akuzuarit Sinan Hamza qëllimi i betimit ka qenë që të mos zbulohet organizata, veprimtaria e saj dhe njerëzit në të. Nga pohimi i të akuzuarit Fluku është konstatuar se ai si kryetar i komitetit ka qenë i lidhur me komitetin e rrethit në Rahovec dhe sipas fjalës së Avdullah Hajrullahit është dashur që të lidhet edhe me Mamushë, Kabash, Suharekë, Krushë, Drenicë dhe me Kosovë, dhe se për këto punë i ka pasur njerëzit e caktuar.
Në bazë të pohimeve të të gjithë të akuzuarve gjykata ka konstatuar se këta janë ata, të cilët iu kanë dërguar ballistve në mal 2000 kg. drith, 20 kg. kryp afër 30 palë opinga, afër 12 kg. duhan disa armë, si dhe një shumë të madhe të hollash.
Nga fjalët e të akuzuarit Sefedin rezulton se ai ka qenë si sekretar i komitetit dhe një kohsisht lidhje kryesore në mes të komiteteve dhe bandave balliste në mal, dhe se atje shpesh herë ka shkuar për të biseduar dhe për tu këshilluar, por edhe për transmetim të informatave.
Me fjalët e tij është vërtetuar se ai në muajin Qershor të këtij viti ka shkuar te bandat e të arratisurve dhe ka bërë marrëveshje për të bërë atentate, të cilat kanë pasur me u bë kundër drejtuesve të pushtetit poullor në Prizren, njëkohsisht është konstatuar se i akuzuari Sefedin në atë rast kur ka qenë në bisedim me bandat në mal është bërë plani që në një mbrëmje të hynin disa njerëz të armatosur për ta vra Xhavit Nimanin, të besuarin e punëve të mbrendshme, udhëheqsin e Këshillit Krahinor dhe disa udhëheqës tjerë.
Nga gjendja faktike e cituar gjykata ka konstatuar se të akuzuarit i kanë krye fajin të ekspozuar në dispozitivin e këtij aktgjykimi; Gjykata i ka çmuar mbrojtjet e të akuzuarve: Xhemil Fluku që nuk e ka ditë qëllimin e organizatës, që ka qenë i bindur se po punon për dorzimin e të arratisunit Ali Riza, dhe që si kryetar i komitetit nuk ka qenë aktiv.
I akuzuari Sefedin Ahmeti si sekretar gati nuk ka pasur asnjë detyrë duke qenë se tërë veprimtarin e ka drejtuar Xhemil Fluka dhe se nuk ka vendos dhe nuk ka plan për dërgimin e dhjetshes, e cila ka pas me i kryer atentatet në Prizren;
I akuzuari Avdullah Hajrullahi, i cili nuk ka ditë se kjo është organizat ilegale dhe organizat me karakter komploti, i cili në këtë organizat ka hyrë rastësisht dhe që përgjegjsisht nuk ka krye asnjë punë në interesin e kësaj organizate dhe më në fund mbrojtjet e të akuzuarit Avdullah Hamza që ky në organizat nuk ka pasur asnjë detyrë, vetëm atë me e mbledh drithin dhe me këtë punë nuk është treguar aktiv dhe i pa kujdesshëm, por duke e marrë parasysh atë që u ekspozua më lartë gjykata nuk ka besuar në mbrojtjen e lart përmendur.
Gjykata me rastin e caktimit të dënimit e ka çmuar përgjegjësin penale të të akuzuarve dhe ka konstauar:
I akuzuari Sefedin Ahmeti ka qenë i besuari kryesor, si kryetar i bandave balliste në mal, të cilave rregullisht iu ka dërguar informatat e nevojshme dhe prej këtyre i ka pranuar udhëzimet dhe direktivat për punë dhe se ka qenë sekretar i komitetit të rrethit në Prizren dhe në këtë detyrë ka qenë shumë aktiv dhe se ka mbledh material dhe armë për banda në mal dhe ua ka dërguar dhe se ai personalisht ka bërë plan për vrasjen e dhjetshes së armatosur të të arratisurve në Prizren, e cila ka pas me kryer atentatet dhe se ai personalisht ka pas me marrë pjesë në zbatimin e kësaj dhe gjykata duke i marrë si vepra rënduese dhe sjelljet e tija të më parshme të dobta dhe pohimin ngatrrestar të tij, karakterin e tij kriminal, si dhe ikjen e tij nga burgu, koshiente për fajin e tij dhe përgjegjësin e tij penale e ka dënuar me dënim me vdekje, me pushkatim, me humbjen e të drejtave politike civile për gjithmon dhe disa qytetare, si dhe me konfiskim të pasurisë së tij.
Xhemil Fluka ka qenë i lidhur nga ana e udhëheqësve të bandave balliste si njeri i tyre, i cili ka qenë besnik i tyre, dhe si i till ia kanë besuar detyrën me qenë kryetar i komitetit të rrethit dhe me e drejtuar tërë veprimtarin e tij. Ky me koshient dhe paramendim ka pranuar këtë që i është besuar me gjithë që ka ditë se çfarë kuptimi dhe karakteri ka organizata duke qenë se pasi e ka pas ditë mirë programin e kësaj me anë të prijsave të bandave të malit, si kryetar ka qenë shumë i kujdesshëm dhe aktiv në të gjitha, dhe si kryetar menjëher është lidhur me komitetin e rrethit në Rahovec duke e pas për detyrë që këtë ta bënte edhe në vendet tjera me qëllim të bashkimit sa më të madhë në punë dhe gjatë punës së tij i cili iu ka dërguar materiale dhe armë bandave në mal, dhe gjykata duke ia marrë si cirkostante dhe rënduese veprimtarin e tij tradhtare gjatë okupacionit, pasi qysh atëher ka qenë ballist i ditur, gjë kjo e cila shifet nga çertifikata e këshillit të rrethit në Prizren Nr.2716 të datës 06.10.1945, tentativën e tij me ngatrru kur ka folur dhe mos pendimin e tij dhe kështu gjykata e ka dënuar me burgim me punë të detyrushme në vazhdim prej 20 vjetve dhe humbjen e të drejtave politike dhe disa qytetare në vazhdim prej 10 vjetve.
Të akuzuarit Avdullah Hajrullahut dhe Avdullah Hamzës kanë qenë të caktuar për anëtar të komitetit të rrethit në Prizren dhe se kanë qenë prezent në dy mbledhje, por si anëtar të komitetit nuk kanë veprue aktivisht në komitet, përveç asaj që kanë grumbulluar disa materiale dhe kështu gjykata duke i marrë si rrethana lehtësuese, pohimi i sjelljeve i tyre të më parshme të mira dhe veprimtarin e tyre të pa rëndësishme i ka dënuar me nga 1 vjet burgim me punë të detyrueshme.

V. Gjykata gjithashtu ka konstatuar se i akuzuari Rifat Krasniqi i quajturi “SOKRAT- SKENDERBEG”, Kajtaz Ramadani i quajtur“LEKA”, Ahmet Dërguti i quajturi “HAJN”, Kadri Minushi i quajturi“VRUK”, Sheh Muhedini i quajturi “JEMEN” dhe Vahid Mustafa e kanë kryer fajin e parashkruar në dispozitivin e këtij aktgjykimi neni 5.
Gjykata në bazë të pohimeve të të gjithë të akuzuarve ka konstatuar se këta në fund të muajit Mars të këtij viti kanë formuar “Komitetin Nacional Demokratik të Rrethit” dhe e kanë vënë në zbatim organizimin e komitetit për komunat e rrethit të Rahovecit. Iniciativën për formimin e komitetit të përmendur e ka dhënë i akuzuari Rifat Krasniqi, i cili një ditë në mbarim të muajit Mars i ka ftuar të akuzuarit e përmendur në Rahovec në teçe, faltore të Dervish Agës për konferencë; këtë mbledhje e ka drejtuar i akuzuari Rifat Krasniqi duke filluar me këto fjalë: ”Un ju kam ftuar që të organizohemi për me i ndihmuar vëllezërit tanë, të cilët ndodhen në mal … duke theksuar se kjo ndihmë për vëllezërit tonë duhet të jetë e madhe, sepse këta presin lirinë” mandej Rifati ka thënë: “Shikoni, se kjo gjë e re dhe lirinë të cilën partizanët e kanë sjellë nuk i sjellë popullit shqiptar asgjë tjetër përveç fatkeqësi”, pas Rexhepit fjalën e ka marrë Kajtaz Ramadani, i cili midis tjerave ka thënë: “Na i kanë marrë djemt dhe vëllezërit në ushtri (duke menduar në partizan) na djegin, na vrasin dhe për këtë shkak në qoftse jemi bijt e Kosovës ne nuk do të lejojmë që të bëhet një terrorizëm i tillë.”
Mandej, kanë filluar zgjedhjen e këshillit, për kryetar është caktuarKajtaz Ramadani, ndërsa për sekretar Rifat Krasniqi, për arkatarAhmet Dërguti, për anëtar Kadri Minushi, Sheh Muhedini dhe Vahit Mustafa.
Këtu janë ndarë detyrat nga ana e të akuzuarit Rifat Krasniqi për të akuzuarit prezent dhe një kohësisht i akuzuari Rifat u ka dhënë emra ilegal të përmendurve, për msheftësin më të madhe në punë.
Mandej, kanë mbajt shumë mbledhje të këtij lloji dhe në mbledhjen e dytë të tyre kanë dhënë betimin ceremonial pastaj përmbajtjen e betimit e ka shkruar i akuzuari Rifat Krasniqi, pastaj e ka lexuar me zë të lartë dhe të akuzuarit tjerë e kanë përsërit.
Para kësaj e kanë sjellur Kur’anin, Flamurin Shqiptar dhe revolverin, betimi ka pasur për qëllim që organizata, puna e saj dhe njerëzit në këtë të mos zbulohen dhe që çdo kush të angazhohet sa më shumë për realizimin dhe qëllimet e organizatës.
Mandej, kjo organizatë i formon komitetet nëpër komuna dhe nënprefektura dhe gjykata ka konstatuar nga pohimet e të akuzuarve Vahit dhe Kajtaz Ramadanit, Kadri Minushit dhe Sheh Muhedinit, nga Pohimi i Kadri Minushit është vërtetuar se i formuar komitetet në komunën e Carallukës, Banjës dhe në Ostrozub.
Nga pohimi i Kajtaz Ramadanit është vërtetuar se ai personalisht i ka formuar komitetet në komunat Brabotin, Dollc dhe Kijevë, ku i kishte njerëzit e vet dhe iu ka dhënë udhëzime për punë.
Nga pohimi i të akuzuarit Vahit Mustafës është vërtetuar se ai e ka formuar komitetin në komunën e Mamushës.
Sipas pohimit të Ahmet Dërgutit është vërtetuar se Rifat Krasniqi e ka formuar komitetin në komunën e Piranës, se kjo organizatë ka propagandë të rreme dhe provokuese në turmat shqiptare, se shqiptarët nuk kanë të drejta në Jugosllavinë e re, se ata janë të robruar dhe se duhet të luftojnë për të drejtat dhe lirin e tyre të plot, dhe nëse egziston grindje Jugosllavija e Titos nuk njifet më prej aleatve, me qëllim që një propagand e tillë ta krijojë terrenin për organizimin e kryengritjes kundër rregullimit shtetror.
Gjykata ka konstatuar se nga letrat direktive të Rifat Krasniqit dhe deponimet e Vahit Mustafës dhe të Sheh Muhedinit, nga letra shifet se Rifati iu ka vënë në dijeni komiteteve: “Duhet me punuar për çlirimin e Kosovës sonë të robruar prej thundrës së popullit jugosllav … në Serbi është gati kryengritja kundër Titos dhe se ne duhet të jemi gati, politika në mes të aleatve duhet të prishet … Rusia nuk do të merrë pjesë në San Francisko … po ashtu nuk do të thirret as Tito”.
Nga deponimet e të akuzuarit Vahit dhe të Sheh Muhedinit është vertetuar se Kajtaz Ramadani ka propaganduar dhe ka thënë: Qysh se erdhën partizanët na i morrën fëmijt dhe vëllezërit në ushtri, po i djegin dhe po i vrasin”, pastaj Rifati ka propaganduar me këto fjalë: “A po e shihni lirin që na e sollën partizanët, neve shqiptarve nuk na japin asgjë, vetëm fatkeqësin…”.
Kjo organizatë e ka pregaditur popullin shqiptar që të armatoset dhe sa më shumë të blej dhe ti ruaj armët dhe armikut që d.m.th. pushtetit popullor mos t’ia dorzon para se, kokën e vet, që populli të jet i përgaditur që në kohën kur të merret urdhëni të gjithë së bashku kundër pushtetit popullor me qëllim që ta rrzojn këtë.
Gjykata ka konstatuar nga letrat direktive të të akuzuarit Krasniqi iu ka dërguar komiteteve komunale dhe iu ka shpërndarë turmave shqiptare. Në letër tekstualisht thuhet kështu: “Propaganda për armatim është një ndër pikat kryesore dhe se është e mundur të mbledhni dhe të armatosni sa më shumë. Armët nuk mund t’i dorzohen anmikut më par kokën se sa armët. Armë mbledhni sa më tepër, ne duhet të jemi gati”.
Më lart vërtetohet nga deponimet e Vahit Mustafës i cili kur është marrë në pyetje ka thënë tekstin e betimit në të cilin janë betuar të akuzuarit dhe sipas fjalëve të tij në betim thuhej: “I betohem zotit të deleguarit të zotit dhe Kur’anit se do të luftoj kundër regjimit të sotëm” … sipas deponimeve të të akuzuarit Sheh Muhedinit dhe përmbajtjes së betimit ishte edhe kjo se do të luftojmë kundër armikut duke nënkuptuar këtu siqë thot i akuzuari Sheh Muhedini pushtetit tonë.
Sipas deponimeve të të akuzuarit Ahmet Dërguti revolveri për krah flamurit dhe Kur’anit me rastin e dhënjes së betimit ka paraqitur simbolin e luftës dhe në bazë të këtyre fakteve të vërtetuara dhe të përmbajtjes së letrës direktive të parashtruar më lart, gjykata konstaton se qëllimi kryesor i kësaj organizate ka qenë lufta me armë kundër pushtetit dhe gjendjes e cila është në Jugosllavin e Re. Kjo organizatë për veq se ka mbledhur ndihma materiale për bandat balliste në mal duke i konsideruar këto banda si ushtri të tyre kanë qenë të lidhura ngusht me bandat dhe iu kanë dhënë udhëzime të duhura dhe direktiva për punë.
Gjykata ka konstatuar se sipas deponimeve të të akuzuarit Kajtaz Ramadanit, Rifat Krasniqit, Ahmet Dërgutit dhe të gjithë të akuzuarve tjerë. Sipas pohimit të të akuzuarit Kajtaz Ramadani ai ka marrë për detyrë prej të akuzuarit Rifat Krasniqit që të vë lidhje me bandat dhe me organizuar dërgimin e postës. Më parë është takuar me kryetarin e bandave balliste kriminelin e njohur Salih Ukën në katundin Buban e mandej në katundin Turjakë, i akuzuari Kajtaz Ramadani iu ka caktuar vendet njerëzve të tij, të cilët do të shihen me ballistët mandej posta ka pasë të dërgohet në këtë mënyrë: Më i pari Krasniqi postën ia ka dhënë Kajtazit e ky mandej ia ka dhënë Fazli Aliut prej Plloqicës, ky ka qenë qendër për ndarjen e postës, dhe këtë postë e ka ndarë në të djathtë dhe në të majtë prej Rudnikut deri tek malet e Orlit të nënprefekturës së Istogut. Po ashtu është vërtetuar se i akuzuari Krasniqi është takuar shumë herë me kryetarët e bandave balliste, po ashtu edhe në shtëpin e të akuzuarit Krasniqi janë takuar shpeshë këta kryetarë. Në shtëpin e tij kishte ardhur një njeri shumë i njohur Adem Voca.
Përveç atyre që u tha gjykata ka konstatuar dhe vërtetuar se aksioni i dytë me rëndësi i kësaj organizate ka qenë mbledhja e materialit dhe ndihma për bandat në mal i akuzuari Krasniqi si sekretar i komitetit ka propaganduar në dobi të tij siq shihet nga deponimet e Sheh Muhedinit i cili thot se i akuzuari Rifat Krasniqi në një mbledhje ka thën: “Ne si shqiptar të vërtet duhet t’iu ndihmojmë vëllezërve tanë të cilët sakrifikohen nëpër male dhe luftojnë për lirinë tonë.”
I akuzuari Rifat Krasniqi e ka vënë para komitetit për detyrë që të mblidhen të holla për ata që janë në male dhe t’iu sigurohen të gjitha gjërat që ata kanë nevojë. Sipas deponimeve të Ahmet Dërgutit është bërë lista e njerëzve prej të cilëve është dashur të kërkohet ndihmë. Me këtë rast i akuzuari Krasniqi ka thën: “Duhet me e vra çdo tregtar i cili nuk jep të holla”. Nga pohimi i të akuzuarit Dërguti gjykata ka konstatuar se ai personalisht si intendant i komandës së vendit në Rahovec i ka vjedhur 2000 kg. drith dhe 200 kg. leshë të cilat i ka vënë në dispozicion të komitetit për nevojat e bandave në male. Më lart është vërtetuar deponimet e të akuzuarit Krasniqi i cili ka thënë se i akuzuari Ahmet Dërguti ia ka lën në dispozicion Komitetit 2000 kg. drith dhe 200 kg. leshë.
Poashtu është vërtetuar se ky komitet është lidhur me komitetin e Prizrenit për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe kanë pasur për qëllim që të lidhet me komitetin e Suharekës, Drenicës dhe të Gjakovës. Që kanë qenë të lidhur me komitetin në Prizren këtë e vërteton i akuzuari Kadri Minushi përmes të akuzuarit Maliq Balis anëtar i komitetit qëndror të cilit i akuzuari Kadri Minushi ia ka dhënë shënimet mbi numrin e njerëzve të pushkatuar të nën prefekturës së Rahovecit. Për këtë duhet me u lidhë me Gjakovën, Drenicën dhe Suharekën ka thënë i akuzuari Ahmet Dërguti i cili ka vënë lidhje me Gjakovën, ndërsa i akuzuari Kajtaz Ramadani me Drenicën. Me pohimin e të akuzuarit Kajtaz Ramadani është vërtetuar se ky e ka lidhjen me Drenicën përmes Fejzë Rudnikut nga katundi Rudnik dhe me këtë rast i akuzuari Kajtaz Ramadani i ka thënë Fejzës t’i përgadis njerëzit kur të vijë koha.
Po ashtu gjykata ka konstatuar sipas deponimeve të të akuzuarve dhe të pohimit të Vahit Mustafës se ai akuzuari Vahit ka qenë anëtar i komitetit të rrethit të Rahovecit dhe ka marrë detyra nga i akuzuari Rifat Krasniqi sekretar i komitetit për ta formuar komitetin në komunën e Mamushës. Po ashtu sipas pohimit të Vahitit është vërtetuar se ai njëkohësishtë ka qenë edhe sekretar i komitetit komunal të përmendur.
Nga të gjitha këto që u thanë dhe fakteve të vërtetuara, Gjykata ka konstatuar se te akuzuarit i kanë kryer krimet kundër popullit dhe shtetit të përshkruara në dispozitivin e këtijë akt gjykimi. Gjykata ka qmuar mbrojtjen e të akuzuarve, që ata e kanë kryer me anën e rrugës legale për t’i mbrojtur të drejtat e qmuara të popullit shqiptar, por pa marrë parasysh se populli shqiptar i kësaj krahine i gëzon të gjitha të drejtat dhe lirin e plot si popujt e tjerë në Jugosllavinë e Re dhe këtë e ka refuzuar.
Gjykata po ashtu e ka qmuar përgjegjsin penale të çdo të akuzuari veq e veq dhe ka përfunduar se: i akuzuari Rifat Krasniqi iniciator dhe organizator i komitetit të lartë përmendur dhe i vetmi njeri me fakultet e ka bërë këtë vepër dhe ka qenë shpirti i kësaj organizate dhe ai si sekretar i këtij komiteti i ka dhën të gjitha direktivat dhe udhëzimet për punë si komiteteve ashtu edhe bandave në malë, ai e ka përhapë rrjetën e organizatës në të gjitha nënprefekturat dhe mandej gjykata i ka marr këto si rrethana rënduese që të gjitha këto i ka bërë me paramendim, ka abuzuar detyrën e besuar si sekretar i K.Q.L. Gjykata ka mohuar pendimin e tij dhe ka dënuar me vdekje (pushkatim) dhe humbjen e të drejtave politike dhe civile për gjthmon si dhe konfiskimin e tërë pasurisë së tij.
I akuzuari Kajtaz Ramadani ka qenë bashkpuntori dhe ndihmësi kryesor i të akuzuarit Rifat Krasniqi ai personalisht e ka përhapur organizatën dhe për kët qëllim ka formuar shumë komitete komunale dhe i ka gjet njerëzit e nevojshëm iu ka dhën udhëzime dhe direktiva për punë. Ai pas marrjes së detyrës i ka vënë të gjitha levizjet me bandat balliste dhe i ka rregulluar këto në komitet. Ai e ka vënë lidhjen me nënprefekturen e Drenicës dhe atje i ka gjet njerëzit e duhur për organizatën dhe iu ka dhën udhëzime për punë që të jenë të përgaditur dhe të organizuar, për orën vendimtare. Ai si njeri i njohur dhe duke përfituar pozitën si kryetar i frontit N.Ç.L. e pasur propaganden ma të zezë kunder pushtetit tonë dhe gjykata i ka marr si gjëra më të rënda, abuzimin e detyrës si gjë të shtrenjtë e ka dënuar me vdekje (pushkatim) me humbjen e të drejtave politike dhe civile për gjithmon dhe konfiskimin e tërë pasuris.
I akuzuari Ahmet Dërguti si intendant në Rahovec ka hyr me paramendim në organizatën e lart permendur dhe është bërë arkatar i komitetit. Ka qenë anëtar më besnik i vyeshëm dhe më aktiv. I ka kryer të gjitha veprat administrative të komitetit dhe e ka bërë listën e njerëzve të cilët duhet me mbledh ndihma për ballistët në mal. Si intendant i komandes së vendit në Rahovec ka vjedh prej intendaturës 2000 kg. drith dhe 200 kg. lesh dhe ja ka vënë në dispozicion komitetit për nevojat e ballistëve në mal. Gjykata duke i marr këto si gjëra që rëndojnë pozitën e tijë që si intendant i komandës së vendit e ka abuzuar detyrën e besuar dhe i ka ndrrue fjalët me qëllim që të mos e merr përgjegjsin dhe nuk është penduar e ka denuar me humbje të liris prej 20 vjetve dhe humbjes së të drejtave politike dhe disa qytetare në vazhdim prej 10 vjetve.
I akuzuari Kadri Minushi si shef i seksionit shëndetsor në Këshillin e rrethit N.Ç.L. në Rahovec ka hyrë në organizatën ilegale të përmendur dhe ka qenë anëtar i komitetit të rrethit të Rahovecit dhe me paramendim ka hyrë në organizatën në fjalë dhe ka qenë shum aktivë, me plot vullnet dhe besim i ka kryer të gjitha detyrat që i janë dhënë dhe si antar besnik iu është dhën detyra që t’i formoj komitetet nepër komuna. Ai në kohë dhe me sukses i ka kryer dhe e ka vënë lidhjen me komitetin e Prizrenit përmes të akuzuarit Maliq Balis dhe sipas kërkesës së tij ka mbledhë dhe iu ka dorzuar shënimet armiqve të popullit të pushkatuar në rrethin e Rahovecit, dhe gjykata duke i marrë si rrethana rënduese: qëndrimin e tij tradhtarë gjatë kohës së okupimit rrethanat që e ka abuzuar detyrën e besuar në pushtetin popullor dhe mos pendimin e ka denuar me humbjen e liris prej 20 vjetësh dhe humbjen e drejtave politike dhe disa të drejta civile dhe qytetare në vazhdim pre 10 vjetve.
I akuzuari Vahit Mustafa ka qenë anëtar i komitetit në Rahovec dhe e ka formuar komitetin në komunën e Mamushës dhe mandej është bërë sekretar i tij dhe ka marr pjes në mbledhjen e komitetit të komunës dhe gjykata duke i marrë këto si rrethana lehtësuese, pohimin e tijë, sinqeritetin e tijë, perpjekjet e tijë, e ka denuar me humbjen e lirisë dhe me punë të detyrushme në vazhdim prej 4 vitesh dhe humbjen e të drejtave politike e disa qytetare në vazhdim prej 2 vitesh.
I akuzuari Sheh Muhedini ka qenë anëtar i komitetit në Rahovec, vetëm dy herë ka marrë pjesë në mbledhje dhe nuk ka marrë kurrfar detyre mbi vete e as nuk e ka kryer asnjë detyr, ka qenë i mashtruar dhe është futur në organizatë. Gjykata duke i marr këto si rrethana lehtësuese: qendrimin e tijë të mirë pohimin dhe vendimin mbi sinqeritetin e tijë e ka denuar me një vit humbje të lirisë me punë të detyrueshme dhe denim me kusht për 1 vit.
Gjykata mendon se ky ndëshkim është i mjaftueshëm për të akuzuarin dhe do të ndikoj pozitivisht në të akuzuarin d.m.th. se do ta ndaloj dhe do ta permirsoj nga kryerjet e gabimeve të këtijë lloji. Gjykata mandej ka konstatuar se i akuzuari Rexhep Abdullah Kabashi i quajtur “Tomori” e ka kryer fajin në bazë të përshkrimeve në dispozitivin e këtij aktgjykimi të bazuar në nenin 6 dhe deri te kjo gjykatë ka arritur në bazë të pohimit të të akuzuarit i cili ka deklaruar se në fillim të këtij viti e ka bërë, si spiun të vetin dhe si lidhje kryesore në mes të të akuzuarit Tahir Deda dhe kryetarëve të bandave të arratisura, që atëherë luftonin në Drenicë kundër U.N.Ç. dhe se me kët rast i akuzuari Tahir Deda ia ka dhën emrin ilegal “Tomori” dhe pohon se prej të akuzuarit Tahir Deda ka marrë disa letra për t’ia dorzuar kryetarit të bandës profesor Ymer Berishës dhe se prej tijë e ka marrë vetëm një letër për të akuzuarin Tahir Deda. Mandej i akuzuari Rexhep Kabashi pohon se kur letrat personalisht nuk ka mundur t’i dërgoj ia ka dhën Vehbi Salihut që t’ia dërgoj të akuzuarit Tahir Deda.Po ashtu i akuzuari Rexhep Kabashi si sekretar i këshillit N.Ç.L. të komunes së Lubizhdes ka pohuar se ka organizuar me qëllim që të veproj spiunazhi dhe ta zbatoj sa më lehtë.
Gjykata mandej ka konstatuar se i akuzuari Kabashi duke zbatuar pozitën e vet zyrtare ka mbledhë shënime për ushtrinë tonë dhe levizjet e saja dhe këto të dhëna ia ka dërguar të akuzuarit Tahir Dedës duke e ditur se është në organizatën ilegale dhe njëkohsisht duke i informuar bandat në male.
Deri te kjo, gjykata ka ardhur në bazë të pohimeve të të akuzuarit i cili ka thënë në rastin e dyt në mars të këtij viti kur është dashur i akuzuari Kabashi me derguar postën e Tahirit në Drenicë ka marrë vesh për planin e ballistëve mbi sulmin në qytetet: në Ferizaj, Gjilan dhe në Rahovec. Në lidhje me këtë ka biseduar me të akuzuarin Tahir Deda dhe në baz të këtij bisedimi ia ka shkruar letren profesor Ymer Berishës-kryetarit të bandave balliste ndër të tjera ka shkruar se partizanët disponojnë me fuqi të mëdha dhe nuk është koha me i sulmuar.
Nga të gjitha faktet e parashtruara gjykata ka konstatuar se i akuzuari Rexhep Kabashi, ka kryer krime kundër popullit dhe shtetit i përshkruar në dispozitivin e akt gjykimit në nenin 6. Gjykata ka qmuar mbrojtjen e të akuzuarit që nuk ka qenë pjestar i asnjë organizate që ka marr vetëm një letër prej Salih Zhurit dhe që nuk ju ka përgjigjë në të dhe duke e marrë parasyshë si të pa vërtet e ka refuzuar.
Me rastin e caktimit të denimit Gjykata ka qmuar shkallën e përgjegjsisë penale të të akuzuarit dhe ka konstatuar se i akuzuariRexhep Kabashi i quajturi “Tomori” është spiun kryesor i Tahir Dedës dhe kryetarëve të bandave balliste dhe se me qëllim që të ketë sa më shumë sukses, këto vepra të spiunazhit i ka bërë për veti dhe këtë e ka organizuar duke qenë si sekretar i këshillit N.Ç.L. të komunës duke u bazuar në pozitën që e kishte, ka mbledh shënime mbi lëvizjen dhe fuqinë e ushtrisë sonë me qëllim që ta informoj të akuzuarin Tahir Dedën dhe bandat. Gjykata në bazë të kësaj që u tha dhe duke i marr si rrethana rënduese mohimin e tijë në ditën e seancës dhe të pohimeve të më parshme, karakterin e tijë të dobët e cila pasqyrohet në veprën e përlyer dhe të keqe dhe si rrethanë rënduese, se ai si sekretar e ka abuzuar detyrën e besuar për qëllime të spiunazhit dhe tradhtisë në interesin e organizatës tradhtare e ka denuar me vdekje (pushkatim) dhe me humbjen e drejtave politike e civile për gjithmonë dhe me konfiskimin e tërë pasuris.
Gjykata mandej ka konstatuar se i akuzuari Kadri Ramadani i qujtur “Topalli” e ka kryer veprën e përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit në piken 7. Deri te kjo gjykata ka ardhur në baz të pohimit të Kadri Ramadanit është vërtetuar se i akuzuari si pjestar i organizates balliste ka qenë në lidhje me bandat balliste dhe komitetin e rrethit ballist të Prizrenit, komitetit ballist të grave në Prizren ka qenë prezent në mbledhjet e anëtarve të komitetit dhe kryetarëve të bandave balliste i ka përcjellur disa anëtar të komitetit të grave si p.sh. të akuzuarën Laura deri te bandat në mal dhe sipas propozimit të të akuzuarës Laura e ka percjellur Mile Bilibajkiqin deri tek bandat në mal mandej ka pohuar se i akuzuari Sefedin Ahmeti e ka armatosur me një pushkë, po ashtu thuhet se ka dërguar armë dhe municion ballistëve në mal.
Nga këto fakte gjykata ka konstatuar se i akuzuari i ka kryer fajet e parashtruara në dispozitivin e këtij aktgjykimi në bazë të nenit numër 7.
Gjykata ka qmuar mbrojtjen e të akuzuarit Kadri Ramadanit, i cili të gjitha këto sherbime i ka kryer sepse ka qenë i varfër por duke e marrë parasysh më lartë e refuzuar. Me rastin e caktimit të denimit gjykata ka qmuar shkallën e pergjegjsisë penale të të akuzuarit dhe ka konstatuar se i akuzuari ka qenë pjestarë i organizatës balliste. Ka qenë në lidhje në mes të ballistve në mal dhe komitetit të rrethit në Prizren, dhe e ka përcjellur Laura Shmaninantaren e komitetit qëndror, dhe të shokut Mile Bilibajkiq. Në mal te bandat ju ka derguar armë dhe material tjetër të arratisurve. Gjykata duke i marr rënduese, sepse të gjitha këto i ka bërë me paramendim dhe si armik i perbetuar kundër rregullimit shtetror dhe mos pendimin e tijë e ka denuar me humbjes e liris në vazhdim prej 10 vjetësh dhe me humbjen e të drejtave politike dhe disa qytetare në vazhdim prej 5 vjetësh.
Gjykata nuk ka mundur të vërtetoj që me veprimet e të akuzuarveMuhamet Veselit, Ibrahim Abdullahut, Sinan Hazerit dhe të Ruzhdi Kabashit ekzistojn fajet me të cilat i ngarkon Prokurori Publik i Kosovës.
Gjykata ka konstatuar se i akuzuari Muhamet Veseli dhe Ibrahim Avdyli kanë qenë të bërë për vete nga ana e të akuzuarit Tahir Deda që të hyjnë në organizatën tradhtare, por kët e kanë refuzuar kategorikisht dhe asgjë për këtë qështje nuk kanë marrë. Mandej gjykata ka konstatuar (nga pohimet e të akuzuarit Sinan Hazerit) se i akuzuari Hazeri ka hyrë në organizatë me qëllim që ta zbuloj këtë organizatë dhe ia ka arritur qëllimit.
Sa i përket të akuzuarit Ruzhdi Kabashi gjykata ka konstatuar se ai si nxënës i interesuar mbi shkencat teknike i ka gjetë disa vegla të radio-stacionit të fushës dërguese dhe atje është stervitur. Këte e ka bërë në shtëpin e tijë pa paramendim. Është vërtetuar se i akuzuari Kabashi e ka marrë një letër prej të arratisurit Salih Zhurit por i akuzuari nuk iu ka pergjegjur as që ka ndërrmarr diçka. Në bazë të gjendjes-fakteve të parashtruara gjykata ka konstatuar se në veprimet e të akuzuarve të lart përmendur nuk ekzistojn faje penale dhe i ka liruar nga aktakuza. Në baz të parashtrimit më lart është gjykuar si në dispozitivin e këtij vendimi.

Është vendosur në gjykatën popullore të Krahinës në Prizren.

Sekretari Kryetari
Mustafa Biqaku Hivzi Sylejmani

( … )

Emri i shkollës Kajtaz Ramadani -Kijevë

Figura e Kajtaz Ramadanit në rrjedhat e historisë

Duke përkujtuar figura të shquara të historisë sonë siç është edhe ajo e Kajtaz Ramadanit , shprehim respektin dhe admirimin tonë ndaj veprës së të gjithë brezave që me veprën e tyre i kontribuan lirisë së atdheut deri në këtë 100 Vjeçar Jubilar për Shqipërinë dhe Shqiptaret . Kajtaz Ramadani është padyshim një nga figurat e lëvizjes kombëtare shqiptare që zë vend me rëndësi në kujtesën historike të popullit tonë .
Ai dhe shokët e brezit të tij janë dëshmitarë , pjesëmarrës dhe protagonist të ngjarjëve dhe përpjekjeve të pareshtura të këtij populli për kauzën Çlirimtare .
Kajtaz Ramadani u lind me 12 Shkurt 1889 , në një familje me traditë të lashta liridashëse e atdhetare .I ati Ramadan Shabanit është shquar për mend e për trimëri , e brumosi të birin Kajtazin me idetë për kauzën çlirimtare të popullit. Kajtaz Ramadani në moshën 21 Vjeçare pikërisht me 1910 emërohet Kryetar Komune në Kijevë . Ishte ndër kryetaret më të rinj të emëruar në gjithë Kosovën . Me sjelljet e tij fitoi admirimin e popullit . Ishte shok i ngushtë me patriotin Ilaz Agushi , prof. Imer Berishën , Ismajl Gorani, Xhafer Deva etj. E kishte shoqe dhe mike të idealëve dhe aspiratave edhe studenten shkodrane Marie Shllaku , të cilën e punësoi në administratën e Xhafer Deves në Prizren , më të cilën së bashku ishin në organizim.
Si Kryetare Komune Kajtaz Ramadani , disa herë do të reagoj ndaj pushtetit serb për padrejtësitë që I bëheshin popullit shqiptarë. Në funksionin e kryetarit të komunës shërbeu për 12 vite por me ndërprerje. Me 28 nëntor 1942 Kajtaz Ramadani , nën direktivat e ilegalës për herë të parë ngrit flamurin në Komunë . Me 1943, Kajtaz Ramadani emërohet kryetar I F.A në Rahovec . Populli Shqiptar , kurrë nuk u pajtua me robërinë , u organizua në forma të ndryshme ( legale e ilegale ) për të sendërtuar aspiratat e veta historike , çlirimtare e trojeve të copëtuara shqiptare që mbetën nën sundimin Jugosllav dhe bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë . Kajtaz Ramadani edhe nga ky post mbajti anën e popullit .
Ai Hyri në strukturat e L.N.D.SH. karshi atdhetarëvë të devotshëm : Halim Spahija , prof. Imer Berisha , Tahir Deda , Marije Shllaku , Gjon Sereqi , Luan Gasri , Rexhep Kabashi , Bedri Pejani Hysen Tërpeza etj.
Kajtaz Ramadani në këtë lëvizje mori Organizimin civil e ushtarak të qytetareve për rrethin e Rahovecit , Suharekës dhe mbajti lëvizje me Drenicen .
Kajtaz Ramadani organizoj popullatën për ndihma materiale e ushqimore Shaban Polluzhes dhe luftëtarëve të tij. Kajtaz Ramadani gjithashtu bëri sigurimin e kuvendit të Dobërdolit , mbajtur me 4 Gusht 1945 nën udhëheqjen e kryetarit Ali Bajramit , ku mori pjesë edhe djali i axhës së Kajtazit . Kajtaz Ramadani në strukturat e L.N.D.SH. veproi me pseudonimin “LEKA” dhe kishte funksionon e drejtuesit të forcave ushtarake . Kajtazi bashkëpunoi ngushtë edhe me kapedan Rudin e ushtarak të tjerë.
Fatkeqësisht aktiviteti i lëvizjes u hetua shumë shpejt dhe u denoncua nga punëtorët e OZN’ës . Këto veprimtari gjatë gjithsejtë 43 persona gjykohen për veprimtari armiqësore : Për bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe të gjitha trojeve etnike . Gjykimi mbahet në Prizren duke filluar me 27.09.1945 nga të gjithë këta të dënuar , prej tyre 4 femra, me masën Pushkatim dënohen : Halim Spahija , Rexhep Kabashi , Kajtaz Ramadani , Rexhep Krasniqi , Tahir Deda , Sefedin të cilët u ekzekutuan në mbrëmjen e 16 Shkurtit 1946 në Touk–Bashqe , në Prishtinë ku edhe sot nuk iu dihet varri .

• Shkolla “Kajtaz Ramadani“ Kijevë, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova

Tryezë shkencore për atdhetarin Kajtaz Ramadani
Në sallën e Asamblesë Komunale në Malishevë, sot u mbajt një tryezë shkencore për atdhetarin Kajtaz R. Gashi nga Pleqnori (ish Kijeva), emrin e të cilit tani e tutje do ta mbajë Shkolla Fillore e Mesme e Ulët në Pleqnor (ish Kijevë).
Kajtaz Ramadani

Këtë tryezë shkencore e hapi Kryetari i Komunës z. Gani Krasniqi.
Në emër të DKA-së , Drejtoresha Sanije Kelmendi pëshëndeti pjesëmarrësit dhe uroi emrimin e shkollës fillore në Pleqnor (ish Kijevë), me emrin e patriotit të shquar Kajtaz R. Gashi.
Për patriotin, atdhetarin dhe veprimtarin e shquar të anës së Llapushës e më gjer, Kajtaz Ramadani – me pseudonimin ”Leka”, djali i Ramadan Shabanit, veprimtar i njohur i Lëvizjes Kombëtare, i cili u lind më 1890 në fshatin Kijev?, i cili më vonë u zgjodh kryetar i Komitetit Qarkor të ONDSH-së të Rahovecit, folën:
Dr. Jusuf Osmani, drejtor i Arkivit të Kosovës
Dashamir Oruqi, publicist dhe historian nga Shkodra
Muhamet Mala, prof. i historisë
Asllan Krasniqi, magjistër i historisë

Në emër të familjes së Kajtaz Ramadanit, foli dhe falënderoi të pranishmit Mustafë Gashi.
Në shkollën fillore “Kajtaz R. Gashi” nxënës e mësimdhënës organizojnë një program festiv – Dita e parë e emrimit të shkollës.

Shkolla fillore “Kajtaz R. Gashi”
U bë zbulimi më kuptimplotë, në historikun e kësaj shkolle…
Shkolla fillore “Kajtaz R. Gashi” në Pleqnor (Kijevë)
« Falënderim për përkrahje
Promovim libri »

100 Vjet Shtet

Ngjarjet deri te pavarësia e Shqiperisë