Mjedisi i gjelbër dhe i pastër në shkolla

Më 5 Qershor, shenohet Dita Nderkombëtare e Mjedisit që ka për qellim të mobilizojë aksione positive në lidhje më mbrojtjën mjedisit.Lidhur më këtë Ministëria e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor së bashku me MASHT-in kanë formuar një komision për projektin,,Mjedisi I gjelbërt dhe I pastër në shkolla” Shkolla e jonë,,Kajtaz Ramadani” në Kijevë pas dy fitoreve në nivel të DKA-Malishevës këtë herë u përzgjodhë si shkolla e tretë më e pastër në nivel të Kosovës. Sipas kritereve të komisionit shkolla e jonë i ka të rregulluar ambientet e jashtëme dhe të brendëshme për një zhvillim të mire të arsimit ku u shperblye me një shumë modeste prej 600 euro,si një stimulim për të ecur akoma përpara në vetëdiesimi e nxënësve për mbajtjen e ambientit të brendshëm dhe të jashtëm shkollor sa më të pastër.

Ta Pastrojmё Kosovën dhe Ambientin tonё

Aksionit ta pastrojmë Kosovёn qё u organizua më datë:24.05.2012 nga ora 10.00 ju bashkëngjit edhe nxёnёsit si dhe personeli arsimor i sh.f.m.u,,Kajtaz Ramadani” nё Kijevё bashkë me dy paralelet e saj nё Stapanicё dhe nё Gullbovc me moton E DUAM KOSOVȄN TȄ PASTȄR SI LOTI.
Ky aksion besojmë qё tё vazhdojë edhe mё tej qё tё ruajmë dhe tё kujdesemi pёr pastёrtin e ambientit tonë ku jetojmë

Pranimi nё Basic Edukacion Program

Pas takimit tonë në shkurt të këtij viti me përfaqësues të Basic Edukacion Program për procesin e përzgjedhjes së shkollave të reja partnere për vitin e dytë të i mplementimit të projektit të tyre. Më :17.05.2012 vjen konfirmimi se shkolla jonë” KAJTAZ RAMADANI” në Kijevë i ka plotësuar kushtet dhe është përzgjedhur për bashkëpunim në 3 vitet e ardhshme për programin e Basic Edukacin Program.Në kuadertë këtij bashkëpunimi shkolla e jonë do të përfitoj:
1. Punëtori aftësimi të mësimdhënësve në tetë fusha:Lexim,Matematik,Shkenca Natyrore,Teknologji,Gjuhë Angleze,MjedisKlubi i nxënësve për PërkrahjeTeknike,dhe Mësimdhenia me nxenës në, qender
.

Standardet e Vlerësimit

Më datë:12 -13.05.2012 në SH,F,M,U,,Kajtaz Ramadani” Kijevë u organizua trajnimi dy ditor me temën:Standardet eVlerësimit.Ky trajnim u prezantua nga fasilitatoret,mësimdhënësit e shkollës sonë 1.Hysni Gashi dhe 2. Bedri Toplana. Ky trajnim u organizuar nga USAID –i në bashkëpunim më MASHT-in.Trajnimin e monitoroi Zotëriu Milazim Avdylaj përfaqësues i Usaid-it.Ky trajnim pati anën pozitive për mësimdhënësit,ata fituan përvoja pozitive në procesin VpN dheproduktin ViN.

Festa e Abetarёs

Mё: 20.04.2012 Shkolla jonё,,KAJTAZ RAMADANI’’ Kijevё,organizoi Festën e Abetares të përgatitur nga nxёnёsit e klasёve tё para tё shkollёs amё dhe paraleleve tё ndara fizike nё Burim e Gullbovc.
Tё pranishem nё Festen e Abetares ishin shumë prindër,arsimtarë,nxёnёs tё shkollёs sonë,si dhe pёrfaqёsuesi i Ministrisё sё Arsimit tё Republikёs sё Kosovёs i cili nxёnёsve tё klasёve tё para i uroi Festёn e Abetares duke i porositur qё tё paisen sa mё shumё me dituri tё reja. Nxёnёsit i pёrshendeti edhe drejtori i shkollёs Z.Bekim Gashi dhe kërkoi nga ta tё hulumtojnë botёn e dijёsMё pas nxёnёsit e klasёve tё para u paraqitёn me shkronjat dhe recitimet e poezive tё tyre tё bukura.Festen e tyre e benё edhe mё madheshtore koncerti nga nxёnёsit tjerё si dhe gara finale nё futboll ku fitoj klasa IX-1 e cila u shpërblye me medaljet si mё e mira.

VIZITA E MJEKUT FAMILJAR NË SH.F.M.U,,KAJTAZ RAMADANI”-KIJEVË

Duke u nisur nga një thenje për sëmundjet se:ma mirë të parandalojmë se sa tё shërojmë,si dhe falë bashkëpunimit tё mirë tё mjekut tё ambulantёs familjare nё Kijevё Dr-Mexhid Toplana mё shkollёn tonё,Doktori mbajti njё ligjëratë mbi rrezikun dhe parandalimin e sëmundjes sё etheve Hemorologjike e cila s’mundje paraqet rrezik pёr popullatën ,sidomos nё stinën e pranёverёs.Mjeku Mexhid Toplana gjatë shpjegimit pёr rrezikun e smundjes, nxёnёsve tanё u rekomandojë qё gjatë çdo shëtitje nё fushё tё behet njё kontroll tё trupit se mos u ёshtё ngjitur ndonjë rriqёn e cila mund tё jetë e infektuar dhe qё bart virusin tё ta .Pra këshilla e mjekut ishte qё nese hasni ndonjë rriqёn tё lajmëroheni tё mjeku apo ambulanta mё e afër pёr kontroll. Duke e përmbyllë ligjëratën e sotme mjeku ,nxёnёsёve u rekomandojё kujdes pёr njё shëndet tё mirё dhe uroj suksese nё mësime.

1-Prilli

1Prilli tashmё tradicionalisht shfrytëzohet pёr tё krijuar njё ambient mё tё mirё nё shkollёn tonё.Edhe nё kёtё vit nuk mungoi angazhimi ynё, pёr tё krijuar njё ambient mё tё mirё pёr tё gjithё ne .
Gjelbёrimit tё mёparshёm tё shkollёs sonë,atyre pishave tё bukura qё tani mё kanё lëshuar shtat,sot iu shtuan edhe pjesё tё tjera gjelbërimi oborrit tё shkollёs sonë.Pёr tё krijuar njё ambient edhe mё tё pёrshtatshёm pёr nxёnёsit e mёsimdhёnёsit tanё,sot u mbollën edhe pisha tё tjera,tё cilat shumё shpejt do tё leshojnё shtat e do ta zbukurojnë ambientin shkollor.Ne do tё frymojmë lirshëm duke pushuar pranё tyre.Blinajat e mbjellura afёr tyre sa vijnë dhe e shtojnë bukurinё e këtij gjelbërimi.Pёr tё bёrё gjithё kёtё punё tё palodhshme,përkrahja gjithёmonё vjen nga drejtoria e shkollёs.Asnjёherё nuk ka munguar angazhimi i personelit arsimor,por edhe i tё gjithё nxёnёsve tё kësaj shkolle.

Gara shkollore-Krosi Pranveror

123Pasi nё aktivitetet shkollore ёshtё e pёrfshirё fitimi i shkathtёsive fizike pёr njё shёndet tё mirё tё nxёnёsve nё shkollёn tonё . Pas mёsimit me njё orar tё shkurtuar u mbajt Krosi Pranveror i organizuar nga drejtoria e shkollёs, me nxёnёs tё shkollёs sё mesme tё ulёt si njё aktivitet tradicional i kёsaj shkolle qё moti, ku pjesmarrja e nxёnёsve ishte e kёnaqshme , duke e bёrё atё si njё garё tё fortё dhe tё pёlqyer nga nxёnёsit . Gara u pёrcjellё nga arsimtarёt e shkollёs si dhe njё pёrcjellje tё policis sё Kosovёs -K.K tё Malishevёs , ku garen e fituan : Vёndin e Parё , dytё , tё tretё pёr vajza : 1. Eltinё Toplana 2. Vjosa Mehmetaj 3.Mihrije Bacaliu. Vendin e Parё , tё dytё , tё tretё pёr djem: 1Adriatik Gashi. 2Arianit Morina. 3Shqiprim Toplana. Pas ndarjёs sё  mirnjohjve  pёr nxёnёsit  fitues, dita e sotme u pёrmbyll me njё takim sportiv  fudbolli nё mes tё shkollёs sonё

“Kajtaz Ramadani” dhe shkollёs sё mesme “Lasgush Poradeci” qё tё dyja nё Kijevё duke treguar se aktiviteti u pёrmbyll me sukses.

1   2   3

 

 

 

Gara e Diturisё – Gjuha Angleze

Nё garat tani tradicionale tё gjuhёs angleze tё organizuar nga “Mehmet Akif College” , nё Lipjan shkolla jonё “Kajtaz Ramadani”Kijevё mori pjesё me disa nxёnёs ku njёri ndёr ta , nxёnёsi Donat Gashi korri njё sukses tё lakmueshёm si dhe u radhit i dyti nё komunёn e Malishevёs . Suksesi i arritur nё garёn e diturisё nga nxёnёsi Donat Gashi pёr nxёnёsit e shkollёs sonё ёshtё krenari dhe njёherit sfidё pёr mёsim  nё nxёnien e diturisё tё nxёnёsve tё tjerё pёr njё tё ardhme tё ndritur dhe tё lumtur tё tyre.Gara  ёshtё e organizuar  nga  Collegi,,Mehmet Akif” nё Lipjan ,nё kordinim meMASHT-in si dhe DKA-tё.

Suksese.

8-Marsi-Dita e Gruas

Sot më rastin e 8 Marsit -ditës së Gruas në shkollën tonë FMU,,Kajtaz Ramadani” Kijevë u festua më një cermoni rasti të organizuar nga drejtoria e shkollës sonë për nder të gjinis femrore (mësuesve të shkollës sonë),njëherit drejtori në emer të tij dhe në emer të kolektivit të shkollës i falendëroj ato për punën dhe kontributin që kanë dhenë dhe që akoma japin në edukimin dhe arsimimin e femijëve tanë si nënë dhe mësuese.